• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet e vrasjes së 32-vjeçarit, në makinë ndodhej edhe e dashura e tij

by A R
15/01/2018 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 32-vjeçar mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme pasi u qëllua më dy plumba në kokë në rrugën “Shefqet Musaraj” në Tiranë.

Ka qenë një person, i cili është afruar pranë makinës së 32-vjeçarit Emiljano Boçit dhe ka qëlluar 4 herë në drejtim të tij.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, viktima ka qenë nën shoqërinë e shokut të tij, 27-vjeçarit Melvin Disha, i cili mbeti i plagosur pasi mori një plumb në krahë si dhe të të dashurës, e cila u ka shpëtuar mrekullisht plumbave.

Ka qenë një telefonatë bërë nga qytetarët në Policinë e Tiranës, ku kanë njoftuar se në një makinë ndodhet një persona i plagosur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka bërë të mundur dërgimin në spital të 32-vjeçarit, por ai nuk ka mundur që t’iu mbijetojë plagëve, pasi dy plumbat e marra në kokë kanë qenë fatale për të.

Ndërsa, pak më vonë në spitalin e Traumës  ka mbërritur edhe shoku i tij, Melvin Disha, ku pas ndihmës së parë, mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën shkruan expres. Policia e Tiranës i ka përqendruar hetimet në dy pista të mundshme, atë të vrasjes për shkak të të shkuarës të Boçit, si dhe te ndonjë çështje hasmërie të familjes.

Burime bëjnë me dije se Boçi kishte më pak se dy vite që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për dy akuza, atë të ‘vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë’ si dhe të ‘armëmbajtje pa leje’.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur saktësisht 8 vite më parë, më 14 Janar të vitit 2010, ku pas një konflikti banal, ai është konfrontuar me armë me disa persona të tjerë.

Pasi ka dalë nga burgu, Boçi ka jetuar më shumë jashtë Shqipërisë, ndërsa dyshohet se ai mund të jetë i përfshirë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, kryesisht të heroinës.

Megjithatë, blutë e Tiranës janë në proces verifikimi, ndërsa do të jenë hetimet që do të përcaktojnë shkaqet e atentatit të 32-vjeçarit.

Next Post
Wenger: Nëse doni futbollin, do e doni Messin

Messi i vetëm ka shënuar më shumë se i gjithë sulmi i Realit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com