• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ Çfarë u grabit në banesën e deputetit të PS, Kopliku: E kishin kthyer shtëpinë përmbys

by A R
01/12/2016 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banesa e deputetit të Partisë Socialiste, Namik Kopliku ka rënë pre e grabitësve edhe pse ndodhet shumë pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës, pasi në banesë nuk ndodhej asnjë person dhe denoncimi është bërë ditën e hënë. Mësohet se autorët ende të paidentifikuar nga policia, pasi kanë hequr bravën e derës, kanë marrë me vete disa bizhuteri dhe një shumë parash.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Namik Kopliku shprehet se autorët mund të kenë pasur dijeni për lëvizjet e tij dhe faktit se në fundjavë nuk ndodhej në banesë. Sipas 57-vjeçarit, autorët i kanë marrë në banesë dy ora dore me një vlerë rreth 200 euro secila si dhe një shumë parash të cilat ishin para të përdorimit të përditshëm. Ndërkaq, menjëherë sapo policia është vënë në dijeni për këtë rast, kanë nisur edhe hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve. Burime pranë policisë bënë me dije se janë duke kontrolluar pamjet filmike të disa bizneseve, ndërsa dyshohet se autorë të ngjarjes mund të kenë qenë dy persona.

Ku ndodheshit në momentin që ka ndodhur grabitja e banesës suaj?
Kam qenë 4 ditë jashtë Tiranës. Në fundjavë isha në Shkodër për aktivitetet e 29 Nëntorit. Grabitja mund të ketë ndodhur në fundjavë.

Kush ju lajmëroi për ngjarjen?
Një nipi im ka dashur të shkojë dje (pardje) në shtëpi dhe kur ka parë fishekët e derës të hequr, na ka lajmëruar menjëherë. Unë isha bashkë me bashkëshorten time në Shkodër. Nipi ka lajmëruar edhe policinë dhe kanë pritur që të mbërrinte edhe bashkëshortja ime për të hyrë në banesë e të vijonin hetimet.

Konkretisht, çfarë ju kanë marrë?
Kanë marrë një sasi lekësh të përdorimit të përditshëm.

Për çfarë shume bëhet fjalë?
Janë para të cilët mund t’i ketë gjithkush në shtëpi, jo shumë e madhe parash. Kanë marrë edhe dy ora dore, që bëjnë nga 200 euro secila. Orët ishin të miat.

Mendon se autorët mund të jenë persona që kanë njohje me ju?
Mendoj se janë persona që kanë pasur dijeni për lëvizjet e mia. Është dikush që ka vënë re se ku kam lëvizur unë me bashkëshorten, pasi fëmijët nuk jetojnë këtu. Unë e kam banesën në mes të rrugës, në “Myslym Shyri”, dhe dallohet shumë shpejt kur lëviz me makinë apo edhe jashtë Tiranës për pak ditë. Mendoj se mund të ketë ndodhur në fundjavë, pasi siç na thanë edhe komshinjtë, kishin parë fishekët e derës dhe bravën të hequr, por kishin menduar se ne mund të ndryshonim bravën.

Keni kamera sigurie në banesë dhe a keni dijeni nëse janë identifikuar apo jo autorët?
Jo, në banesë nuk kam kamera sigurie, por në katin e parë të pallatit janë Sigurimet Shoqërore dhe kamerat e tyre mund të kenë kapur diçka. Edhe policia ka qenë shumë korrekte dhe po i ndjekin pamjet dhe hetimet me korrektësi.

Pak më parë thatë se në banesë ju kishin grabitur edhe një sasi parash, ndërkohë që nga policia kjo gjë nuk rezulton…
Nuk e kam dhënë ende këtë gjë në polici, pasi më thanë ‘shiko çdo gjë që të mungon dhe do të japësh edhe një deklaratë të dytë’. Sot pashë se më mungojnë dy gjëra, por mund të dalin edhe më shumë. Shtëpia ishte kthyer përmbys, rrobat, sirtarët… Në tavolinë ka qenë edhe laptopi dhe nuk e kishin marrë.

Cila është thirrja që keni ndaj policisë për zbardhjen e ngjarjes?
Pres zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

Mendoni se ka qenë një kërcënim ndaj jush apo familjes suaj kjo ngjarje?
Jo, nuk ka lidhje fare me këtë gjë. Nuk mendoj se ka të bëjë me pozicionin tim si deputet./GSH/a.m.

Next Post
Fatura e kripur e reformës/ 45 mln euro vetëm për pagat e reja të magjistratëve

Raporti i Komisionit të Ligjeve/ Nuk ka rritje pagash për gjyqtarët pa u zbatuar Vettingu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
polizia italian

Horror në Itali: Burri porosit vrasjen e ish-gruas, plani zbulohet para ekzekutimit

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com