• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ 16-vjeçari plagosi dy persona me thikë pas sherrit për një vajzë

by A R
30/05/2017 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thikë të ndodhur pranë një shkolle të mesme në qytetin e Korçës. Policia ka arrestuar autorin që rezulton se është një 16- vjeçar, ndërsa dy të plagosurit, njëri 16 dhe tjetri 28 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, raporton “Panorama”.

Policia e Korçës, foto ilustruese
Policia e Korçës, foto ilustruese

Nga burime pranë policisë mësohet se konflikti mes të rinjve mësohet se ka si mollë sherri një vajzë. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës, në afërsi të shkollës së mesme profesionale “Irakli Terova”.

Të rinjtë mësohet se fillimisht janë grindur me njëri-tjetrin disa ditë më parë, ndërsa paraditen e së hënës janë konfliktuar dhe kanë arritur deri në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Sipas të dhënave të policisë, të plagosur kanë mbetur Xhemi Maksuti, 28 vjeç dhe M. Rrënza, 16 vjeç, ndërsa autori i plagosjes së tyre është 16-vjeçari M. Fezollari, i cili është arrestuar pak pas ngjarjes. Të tre këta persona rezulton se janë nxënës të shkollës profesionale “Irakli Terova”, e cila përveç nxënësve me kohë të plotë, ka edhe nxënës me kohë të pjesshme (korrespondencë).

Gjithashtu, policia ka shoqëruar dhe shtetasin E. Kostreci, pasi gjatë sherrit ka qenë grup me Fezollarin, bashkë me dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende. Gjithç- ka ka nisur ditën e premte, ku mes dy grupeve të të rinjve ka pasur një grindje. Gjithçka ka nisur për shkak të një vajze, që ka hyrë mes Fezollarit dhe një prej të plagosurve.

Konflikti mes tyre ka vazhduar edhe ditën e hënë, ku të rinjtë i janë rikthyer debatit të nisur tri ditë më parë. Pasi janë ritakuar në afërsi të shkollës ku ata studionin, 16-vjeçari ka kërkuar të sqarohet me ta, por në vend të sqarimit ata kanë nisur të zihen përsëri derisa sherri ka degraduar në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Ka qenë pikërisht 16-vjeçari Fezollari ai i cili është sulur në drejtim të bashkëmoshatarit dhe 28-vjeçarit me thikë e i ka qëlluar ata në pjesë të ndryshme të trupit, duke u shkaktuar disa plagë.

Kalimtarë të rastësishëm dhe persona që kanë ndërhyrë për të ndaluar sherrin kanë sinjalizuar policinë për ngjarjen dhe kanë kërkuar prezencën e menjëhershme të ambulancës, duke u dhënë kështu ndihmën e parë dy djemve të plagosur.

Menjëherë ata janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës ku sipas të dhënave nga bluzat e bardha, janë plagosur rëndë në pjesë të ndryshme të trupit./a.m.

Next Post
Policia ndërhyn në një lokal nate në Tiranë, klientët e dehur godasin me sende të forta efektivin

Vetëplagoset me çifte në banesë 53-vjeçari në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com