• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje të reja/ Pas mesazhit të dashurisë që i gjeti e bija në telefon, Gjergji e dhunoi Luizën në sy të fëmijëve

by Java News
04/08/2023 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e 29 Korrikut, një krim makabër tronditi fshatin Zëmblak të Maliqit dhe mbarë opinionin publik. Luiza Mullalli, 46 vjeçe, u vra nga dora e bashkëshortit të saj, Gjergji Mullalli, i cili pasi e ekzekutoi me armë zjarri trupin e saj e mbështolli me çarçaf dhe e hodhi në gropën septike të banesës. Një ditë më pas, teksa 55-vjeçari ishte në kërkim nga policia, ai e drejtoi armën nga vetja, duke e çuar kështu bilancin e kësaj ngjarjeje tragjike në dy të vdekur. Luiza dhe Gjergji kishin 25 vjet të martuar dhe ishin prindër të 3 fëmijëve.

Por cila ishte arsyeja që martesa e tyre, e cila kishte pasur shumë ditë të mira, arriti deri në këtë pikë?

 

Emisioni Uniko nga gazetari Spartak Koka, sjell detaje, me prova dhe dokumente, që tregojnë se Luiza kishte vite që vuante dhunën e përsëritur të bashkëshortit. Dy herë iu ishte drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje e në fund kishte kërkuar divorcin.

Rasti i parë, siç zbulohet në vendimin e gjykatës që përcjell emisioni Uniko, daton në vitin 2018.

Një mesazh dashurie i ardhur në telefonin e Gjergjit, do të trondiste martesën e tyre. Kishte qenë njëra prej vajzave e cila e kishte parë këtë mesazh. Pikërisht kjo ishte zanafilla e një dhune të vazhdueshme ndaj Luizës, e cila në gjykatë rrëfente se bashkëshorti e kishte kapur nga fyti në sy të vajzave.

Pasi mësoi për mesazhin, Luiza u tha të bija se nëse ai kishte lidhje martesore, atëherë ajo do të kërkonte divorcin, bisedë kjo që u dëgjua nga Gjergji e që duket se ishte dhe shkak për dhunën që do të ndodhte vetëm një ditë më pas, më 14 Shtator të 2018-s.

“…(Kur u kthyen në shtëpi) vajzat nuk e gjetën çelësin në vendin ku e linin zakonisht, pasi Gjergji e kishte marrë me vete dhe së bashku me djalin kishin shkuar në arë. Pasi (Luiza) është kthyer në shtëpi dhe vajzat prisnin në oborr dhe i ati nuk përgjigjej në telefon, ajo e hapi derën me kaçavidë dhe hyri brenda. Kur Gjergji u kthye nga puna dhe pa derën e hapur, fillimisht e fyeu e kërcënoi të shoqen. Më pas e kapi nga fyti dhe e goditi, por në këtë moment ndërhynë vajzat që e larguan. Pas këtyre veprimeve njoftoi policinë. Inspektori i policisë së zonës shkoi në shtëpinë e tyre, i pyeti për ngjarjen dhe plotësoi padinë për lëshim urdhër mbrojtje”.

Luiza kërkoi që në gjykatë të merreshin në pyetje dhe dy vajzat të cilat gjatë dëshmisë konfirmuan pretendimet e Luizës duke deklaruar se shkaku i mosmarrëveshjeve kishte qenë një mesazh i gjetur në telefonin e babait të tyre, kurse në datë 14 Shtator 2018 babai e kishte kapur për fyti mamanë dhe e kishte goditur për shkak se ajo e kishte hapur derën me një kaçavidë.

Gjykata e pranoi kërkesën e Luizës dhe ndaj saj u lëshua urdhri i mbrojtjes.

Vetë Gjergji, në dëshminë e tij para gjykatës në atë kohë, tha se ishte i penduar për sjelljen e tij e se kjo nuk do të përsëritej më.

“Veprimet i kam kryer në gjaknxehtësi dhe veprime të tilla nuk do të përsëriten”, shprehej ai./tvklan.al

Next Post
VIDEO/ U përfol se ishte e shtruar në spital, bëhet e “gjallë” Fjolla Morina: Nga ana psikologjike…!

VIDEO/ U përfol se ishte e shtruar në spital, bëhet e “gjallë” Fjolla Morina: Nga ana psikologjike…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In