• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të reja/ Pamje nga vendi ku jeton Adriatik Llalla në Itali: Nuk është në burg, por i kanë marrë pasaportën

by Java News
14/12/2021 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llala, i dënuar me vendim të formës së prerë nga GJKKO, jeton në Itali dhe prej disa ditësh ka kërkuar azil politik në Itali. Emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv ka siguruar pamje nga ndërtesa ku ai jeton në një lagje në kryeqytetin italian në Romë.

Report Tv mëson gjithashtu se ish-Prokurori ka shkuar dhe është paraqitur tek autoritetet italiane më 12 dhjetor për të kërkuar azil politik. Të njëjtat autoritete kanë bërë një verifikim të identitetit të tij dhe më pas i kanë komunikuar masën e arrestit, pasi Llalla është në kërkim ndërkombëtar sipas një urdhër të SPAK.

Gjithashtu në ‘Repolitix’ është bërë me dije se ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llala, i është mbajtur pasaporta për të mos pasur të drejtë të lëvizë jashtë Italisë dhe i është kërkuar që të paraqitet në mënyrë periodike në policinë italianë. Pra, ai nuk është në burg por jeton në një banesë në këtë zonë, nga e cila Report Tv ka siguruar fotot.

Në Itali pritet një komunikim me Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë për të nisur procedurat për ekstradim, ndërkohë që siç duket do të ketë edhe një vendimmarrje për kërkesën për azil të Llallës.  Do të jetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili në rrugë diplomatike do të çojë në Romë kërkesën për ekstradimin. Kjo procedurë zgjat 40 ditë.

Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg lënë në fuqi edhe nga Apeli me akuzën e refuzimit për deklarimin, mosdeklarim dhe fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive” i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar në pranga. Ish kryeprokurori iku nga Shqipëria një javë përpara se gjykata e Apelit të jepte vendimin ndaj tij dhe për herë të fundit ai u fotografua në stacionin e trenit në Romë.

Kush është Adriatik Llalla?

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar. Hetimi ndaj Llallës  u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”. Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Akuzat u rrudhën në 2021, ku SPAK njoftoi  më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, për të cilën do të vuaj dy vite burg./m.j

 

Next Post
“Me hallet e mia nga i pari tek i fundit mbylleni sonte ”/ Aktorja tropojane “pa dorashka” për Donaldin: Më ka bërë presion…!

“Me hallet e mia nga i pari tek i fundit mbylleni sonte ”/ Aktorja tropojane “pa dorashka” për Donaldin: Më ka bërë presion...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherrin, e kemi gjenetik

Sherrin, e kemi gjenetik

September 29, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

September 29, 2026
Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

September 29, 2026
Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

September 29, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

September 29, 2026
Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

September 29, 2026
“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

September 29, 2026
Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

September 29, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Do të kemi aeroport edhe për flamingot”, Rama: Në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Evropë

September 29, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com