• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga vrasja tragjike në Austali, çifti shqiptar sapo u kthye nga festa e përvjetorit të parë. Çfarë rrëfen dëshmitari

by Java News
03/01/2020 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat australiane kanë zbardhur detaje të reja nga tragjedia shqiptare, ku babai vrau vajzën dhe dhëndrin, pasi e bija vendosi që të fillonte një jetë të re larg tij me bashkëshortin pas martesës një vit më parë. Policia është në pritje të intervistimit të babait Osman Shaptafaj, që ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Çifti Veton dhe Lindita Musai sapo ishin kthyer në shtëpi nga festimi i përvjetorit të tyre të parë të martesës.

55-vjeçari i inatosur me vendimin e së bijës për t’u larguar nga shtëpia shkoi në banesën e tyre të re në Yarraville dhe në momentin që e bija hapi derën pas disa trokitjeve, Osman Shaptafaj e qëlloi për vdekje me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa më pas qëlloi dhëndrin që ndërroi jetë në spital. Osman Shaptafaj, i cili jetonte 5 km larg çiftit, u gjet pas një blloku banesash me plagë arme në kokë, pasi tentoi vetëvrasjen. Shaptafaj ndodhet në spitalin e Melburnit në një gjendje kritike.

Një dëshmitar i tha një televizioni në Australi se e kishte parë që qëllonte veten në kokë, të binte në tokë, pastaj të ngrihej përsëri.

Veton Musai, sipas medieve australiane ishte djali i udhëheqësit të komunitetit shqiptar në këtë vend, Alil Musai, i cili arriti atje nga Maqedonia në vitet 1980. Ndërkohë që çifti ishte njohur në fund të vitit 2017 dhe u martuan një vit më vonë. Miqtë dhe të afërmit e çiftit janë të shokuar nga ngjarja e rëndë.

“Jemi të trishtuar”. Një tjetër shkroi “Veton dhe gruaja juaj e mrekullueshme Lindita pushoni së bashku në kopshtin e Zotit për paqe të përjetshme”. “Një humbje kaq tragjike. Ngushëllime të sinqerta” ishin disa nga mesazhet e miqve në rrjetet sociale. Shaptafaj shpesh herë publikonte mesazhe të kriptuara në faqen e tij në Facebook, mes të cilave një foto, të një tufe delesh mes të cilave një dele ishte e zezë.

Ndërkohë që në një status shkruante “Më duani ose më urreni, të dyja janë në favorin tim. Nëse më doni mua do të jem gjithmonë në zemrën tuaj. Nëse më urreni, do të jem gjithmonë në mendje”. Një anëtar i familjes tha që vajza kishte kaluar një periudhë të vështirë nga i ati për shkak të formimit të tij. Vajza punonte në një kompani që merrej me shitje pronash në Melbourne, ndërsa burri në një bankë. Kjo është ngjarje dytë e rëndë që ndodh në Australi në pak kohë në familjet shqiptare, pasi në gusht po të këtij viti, babai vrau vajzën. /e.s/

Next Post
Në këto qytete jetojnë pijedashësit më të mëdhenj, rriten shpenzimet e shqiptarëve për pije dhe duhan

Në këto qytete jetojnë pijedashësit më të mëdhenj, rriten shpenzimet e shqiptarëve për pije dhe duhan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In