Kanë dalë detaje të reja nga plagosja me thikë në Yzberisht ditën e sotme. Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, mëson se autori i plagosjes ka qenë djali i gruas me të cilën i plagosuri kishte lidhje sentimentale prej disa kohësh, pasi me babain e djalit ajo ishte divorcuar.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë private në Yzberisht, në momentin që 24-vjeçari Aleksi Peto ka hyrë në oborr dhe i ka parë bashkë.
I riu sapo i ka parë ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur 53-vjeçarin Edi Rrapaj, një herë me thikë në bark. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku është operuar dhe tashmë ndohet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë i riu është shpallur në kërkim nga Policia.