• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje nga masakra në Maliq/ E bija i gjeti mesazhin në telefon, Gjergji e dhunoi Luizën në sy të fëmijëve

by Java News
05/08/2023 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje nga masakra në Maliq: Pas mesazhit që i gjeti e bija në

Detaje nga historia tragjike e Luiza dhe Gjergji Mullallit në Maliq. Mbrëmjen e 29 Korrikut, një krim makabër tronditi fshatin Zëmblak të Maliqit dhe mbarë opinionin publik.

Luiza Mullalli, 46 vjeçe, u vra nga dora e bashkëshortit të saj, Gjergji Mullalli, i cili pasi e ekzekutoi me armë zjarri trupin e saj e mbështolli me çarçaf dhe e hodhi në gropën septike të banesës.

Një ditë më pas, teksa 55-vjeçari ishte në kërkim nga policia, ai e drejtoi armën nga vetja, duke e çuar kështu bilancin e kësaj ngjarjeje tragjike në dy të vdekur. Luiza dhe Gjergji kishin 25 vjet të martuar dhe ishin prindër të 3 fëmijëve.

Por cila ishte arsyeja që martesa e tyre, e cila kishte pasur shumë ditë të mira, arriti deri në këtë pikë?

Emisioni Uniko nga gazetari Spartak Koka, sjell detaje me prova dhe dokumente që tregojnë se Luiza kishte vite që vuante dhunën e përsëritur të bashkëshortit. Dy herë iu ishte drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje e në fund kishte kërkuar divorcin.

Rasti i parë, siç zbulohet në vendimin e gjykatës që përcjell emisioni Uniko, daton në vitin 2018. Një mesazh dashurie i ardhur në telefonin e Gjergjit, do të trondiste martesën e tyre. Kishte qenë njëra prej vajzave e cila e kishte parë këtë mesazh. Pikërisht kjo ishte zanafilla e një dhune të vazhdueshme ndaj Luizës, e cila në gjykatë rrëfente se bashkëshorti e kishte kapur nga fyti në sy të vajzave.

Pasi mësoi për mesazhin, Luiza u tha të bija se nëse ai kishte lidhje martesore, atëherë ajo do të kërkonte divorcin, bisedë kjo që u dëgjua nga Gjergji e që duket se ishte dhe shkak për dhunën që do të ndodhte vetëm një ditë më pas, më 14 Shtator të 2018-s.

“…(Kur u kthyen në shtëpi) vajzat nuk e gjetën çelësin në vendin ku e linin zakonisht, pasi Gjergji e kishte marrë me vete dhe së bashku me djalin kishin shkuar në arë. Pasi (Luiza) është kthyer në shtëpi dhe vajzat prisnin në oborr dhe i ati nuk përgjigjej në telefon, ajo e hapi derën me kaçavidë dhe hyri brenda. Kur Gjergji u kthye nga puna dhe pa derën e hapur, fillimisht e fyeu e kërcënoi të shoqen. Më pas e kapi nga fyti dhe e goditi, por në këtë moment ndërhynë vajzat që e larguan. Pas këtyre veprimeve njoftoi policinë. Inspektori i policisë së zonës shkoi në shtëpinë e tyre, i pyeti për ngjarjen dhe plotësoi padinë për lëshim urdhër mbrojtje”.

Luiza kërkoi që në gjykatë të merreshin në pyetje dhe dy vajzat të cilat gjatë dëshmisë konfirmuan pretendimet e Luizës duke deklaruar se shkaku i mosmarrëveshjeve kishte qenë një mesazh i gjetur në telefonin e babait të tyre, kurse në datë 14 Shtator 2018 babai e kishte kapur për fyti mamanë dhe e kishte goditur për shkak se ajo e kishte hapur derën me një kaçavidë.

Gjykata e pranoi kërkesën e Luizës dhe ndaj saj u lëshua urdhri i mbrojtjes.

Vetë Gjergji, në dëshminë e tij para gjykatës në atë kohë, tha se ishte i penduar për sjelljen e tij e se kjo nuk do të përsëritej më.

“Veprimet i kam kryer në gjaknxehtësi dhe veprime të tilla nuk do të përsëriten”, shprehej ai.

Next Post
Ndodh dhe kjo! Zbulohet parcelë me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herr-it, tre në pranga, nën hetim dhe komandanti (Detajet)

Ndodh dhe kjo! Zbulohet parcelë me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herr-it, tre në pranga, nën hetim dhe komandanti (Detajet)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

October 27, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën

October 27, 2026
Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

October 27, 2026
Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In