• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga alarmi për bombë në qendër të Tiranës, policia dyshon të jetë fals

by A R
30/05/2025 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka marrë një telefonatë këtë të premte për një bombë në parkimin e hotel “Plazës”, në qendër të kryeqytetit.

Autoritetet dyshojnë se alarmi është fals, por megjithatë kanë marrë masa paraprake.

Siç duket nga pamjet, efektivë të policisë kanë rrethuar zonën. Ndërkohë janë evakuuar klientët dhe stafi i hotelit, të cilët qëndrojnë përtej perimetrit të sigurisë.

“Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit”, njoftoi policia.

Disa prej tyre janë kapur edhe në befasi, siç është rasti i këtij qytetari që ka dalë me rrobëdëshambër.

Siç ka mësuar gazetari Besar Bajraktaraj, telefonata anonime ka mbërritur në recepsionin e hotelit.

Në hotel ndodhen aktualisht edhe efektivë të forcave RENEA që po kryejnë kontrolle.

“Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit”, njoftuan uniformat blu, të cilat i kanë nisur verifikimet për këtë rast.

Autoritetet dyshojnë se alarmi është i rremë pasi mendojnë se mund të ketë telefonuar ndonjë klient që ka humbur shuma parash pasi ka luajtur në ambientet e kazinosë që ndodhet në këtë hotel.

Megjithatë ky është ende një dyshim pasi deri më tani nuk dihet ekzaktësisht nëse në vendngjarje ka lëndë plasëse apo jo.

Kujtojmë se më herët, në ambientet e një shkolle private në kryeqytet dhe pranë ambasadës së Ukrainës në Tiranë patën njoftime për bombë nëpërmjet adresave elektronike, të cilat rezultuan të rreme të dyja.

Next Post
Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta! Detajet e tre linjave që do të nisin operimin në 2026-ën

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta! Detajet e tre linjave që do të nisin operimin në 2026-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In