• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Destabiliteti, rruga e Ilir Metës për të penguar ardhjen e 1.15 miliardëve të Rindërtimit

by Flogert Muça
19/02/2020 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Ilir Meta ditën e sotme ka dalë në një konferencë për mediat duke intensifikuar luftën e tij ndaj reformës në drejtësi. Duke i marrë me radhë, nga mazhoranca tek ambasadorët  e vendeve partnere e duke përfunduar të institucionet e reja të drejtësisë, me gjuhën e kryeopozitarit, Ilir Meta i ka sulmuar me një mllef të shfrenuar.  De fakto, Ilir Meta nga sot është vetëdekretuar si kryetar opozite, duke thirrur edhe një protestë në mbrojtje të tij në datën dy mars.

Por, përtej gjuhës së sulmit ndaj mazhorancës, ajo që ishte e rëndë sot kishte të bënte me  sulmin ndaj të gjithë ambasadorëve, shtetet e të cilëve para dy ditësh u solidarizuan me Shqipërinë duke dhuruar mbi 1 miliadë euro për Rindërtimin e qyteteve të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Cila është arsyeja që Ilir Meta vetëm dy ditë pasi e gjithë bota u solidarizua me Shqipërinë duke i ofruar 1.15 miliardë dollarë, del dhe thërret një protestë?

Sot, dy ditë pasi Shqipërisë i jepen 1.15 miliard Euro për rindërtimin e ku meritat sipas sodazheve për këtë arritje i ka të gjitha Edi Rama, Ilir Meta thërret një protestë pikërisht për të penguar disbursimin e këtyre parave, duke çuar rrjedhimisht në pengimin e Rindërtimit që do të linte qytetarët pa shtepi. Destabiliteti dhe pasiguria që Ilir Meta po tenton të krijojë ka si qëllim bllokimin e parave që Edi Rama arriti të marrë në 17 shkurt për Rindërtimin, e ku viktimat e vetme do të ishin qytetarët që sot janë plot shpresë se shtëpitë e tyre do të rindërtohen duke filluar nga ky vit.

Pra, siç shihet, arsyeja ngjan si dy pika uji me atë të opozitës se bashkëshortes së tij dhe Lulzim Bashës, kur protestonine digjnin institucionet sa herë afrohej data e negociatave, duke tentuar të fiksojë një imazh të zi të Shqipërisë në sytë e BE-së e duke iu dhënë njëherësh  argument disa vendeve për të thënë JO.

Mosmirënjohja e kryeopozitarit Ilir Meta u shpalos sot me një gjuhë të egër dhe shumë të drejpërdrejtë në sulmin e tij ndaj përfaqësive të vendeve mike të Shqipërisë e si për ironi, pasi sulmoi të gjithë ata që iu gjenden pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në ditët e tyre më të vështira, iu kërkoi qytetarëve ta ndiqnin nga pas në dy mars. Ilir Meta sot u tall me shqiptarët  dy herë, ku përveç se iu kërkon të dalin e të sulmojnë vendet mike që na ndihmuan në 17 shkurt, tenton që nëpërmjet të destabilitetit t’i lërë shqiptarët edhe pa shtëpi duke penguar ardhjen e parave të 17 shkurtit.

Lexo.al

Next Post
FOTO/ Dëmet që shkakton duhani, këto janë imazhet e reja që do të përdoren në paketa

FOTO/ Dëmet që shkakton duhani, këto janë imazhet e reja që do të përdoren në paketa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Inflacioni dhe turizmi si dilemë për Bankën e Shqipërisë

August 4, 2026
Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

August 4, 2026
Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

August 4, 2026
Situatë e vështirë me zjarret në Mallakastër, evakuohet një familje, ndërhyjnë pesë repartet e zjarrfikësve

Situatë e vështirë me zjarret në Mallakastër, evakuohet një familje, ndërhyjnë pesë repartet e zjarrfikësve

August 4, 2026
Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

August 4, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Shansi i fundit për Iranin, më pas kapitullimi”, Trump lëshon ultimatumin, Amerikës i mbarojnë raketat

August 4, 2026
‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

August 4, 2026
Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

August 4, 2026
U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

August 4, 2026
Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com