• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Dështon peticioni kundër Kim? Nuk e firmosën as 6 mijë qytetarë, pas Berishës e nënshkroi edhe Paloka

by A R
05/05/2022 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Peticioni online i ngritur dhe nxitur nga “Foltorja” kundër sjelljes së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duket se ka dështuar. Gazeta e ka deklaroi pak ditë më parë se peticioni “fletërrufe” kundër ambasadores Kim është i nxitur nga Sali Berisha, ndërkohë që dje burime të sigurta pranë Grupimit të Rithemelimit pohuan se kjo revoltë e berishistëve ka rezultuara flluskë sapuni. Mësohet se peticioni në fjalë kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, nuk ka arritur të kalojë as 6 mijë e 500 firma, kur ka më shumë se një javë nga momenti i publikimit.

Ndonëse peticioni u mbështet nga figura publike si ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, avokatja Adriana Kalaja, ish-kryeministri Sali Berisha dhe të tjera figura që janë rreshtuar kundër sjelljes së Yuri Kim me pretendimin se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit, ai nuk ka arritur të marrë mbështetje të gjerë. Për shkak të kësaj, mesa duket nismëtarët e peticionit kanë vendosur të bëjnë thirrje publike për ndihmë përmes ekraneve pranë familjes Berisha si “Syri.TV” “I kemi bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ta firmosin peticionin. Kushdo që ndan të njëjtin mendim me ne, të na bashkohet”, deklaroi nismëtari i peticionit, Milaim Nela. Pra, duket se peticioni kundër ambasadores Yuri Kim iu kthye në bumerang “foltores” dhe mbështetësve të saj, pasi dështoi me suksese. Kjo do të thotë se koha e peticioneve “Fletërrufe” në Shqipëri, janë varrosur me rënien e sistemit komunist në fillim të viteve ’90.

Pas Berishës edhe Paloka firmosin peticionin kundër Kim

Por përveç ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe deputeti i Partisë Demorkatike, Edi Paloka ka zbuluar në një studio televizive se ka firmosur peticionin që është bërë online kundër qëndrimeve të ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Madje, Paloka theksoi se vetë e kishte firmosur atë peticion me bindje të plotë. “Nuk është e vërtetë që e ka bërë Berisha. Berishës as nuk i ka shkuar në mendje. Se ça ka Berisha dhe se çfarë kemi ne, e kemi thënë hapur dhe e themi çdo ditë, nuk kemi nevojë ne të bëjmë peticione. Berisha nuk është kundër këtij peticioni është pro, por nuk e ka bërë ai. Unë e kam firmosur këtë peticion. E kam firmosur, por nuk e kam bërë unë. Ai peticion e lexove me kujdes, nuk kishte asnjë lajthitje dhe më pëlqeu, jam dakord se ishte njësoj sikur e kisha bërë unë. Por nuk kemi lidhje fare me atë peticion. Mendojmë plotësisht ashtu edhe e firmosa me bindje”, deklaroi Paloka. Pra, duket qartë që peticioni kundër ambasadores Kim është firmosur nga gjithë deputetët pro Berishës, përfshi këtë të fundit.

Autori i peticionit, “kamikaz” i Sali Berishës

Autori i peticionit kundër ambasadores Yuri Kim, është Milaim Nela, një emigrant në Angli i cili ka shkruar jo pak herë shkrime kundër ambasadores Kim, e në mbrojtje të Sali Berishës, teksa në Facebook e tij fton ndjekësit që ta plotësojnë. Në total synohet që të firmoset nga persona nga 5000 që kanë vendosur si maksimum, ndonëse nuk është specifikuar qartë se çfarë synohet me arritjen e këtyre firmave. “Mjaft është mjaft”, shkruhet në deklaratë, ku Kim akuzohet se po shkatërron demokracinë e krijuar nga Berisha dhe po ndërhyn në votimet e brendshme të PD, referuar zgjedhjeve që po bën ‘Rithemelimi’. Kaq mjafton për të kuptuar fare qartë se kush është autori i kësaj.

/a.r

Next Post
Sot, 5 Maji, përkujtohen Dëshmorët e Atdheut

Sot, 5 Maji, përkujtohen Dëshmorët e Atdheut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

July 6, 2026
Hakerët rusë vjedhin kredencialet e zyrtarëve, alarm për sigurinë kombëtare në Britani

Hakerët rusë vjedhin kredencialet e zyrtarëve, alarm për sigurinë kombëtare në Britani

July 6, 2026
Projektet kulturore në Bashkinë e Tiranës miratohen nga Këshilli Artistiko-Kulturor, i krijuar nga Këshilli Bashkiak, dhe jo nga kryetari i Bashkisë

Nis faza e dytë e kredive të buta, afati deri më 31 korrik! Ja dokumentet që kërkohen

July 6, 2026
Si “zhduken” projektet e financuara nga Serbia në Kosovë

Si “zhduken” projektet e financuara nga Serbia në Kosovë

July 6, 2026
Vinte nga Ekuadori/ Policia spanjolle kap 9.5 ton kokainë në kontejnerin me banane: Ngarkesa me e madhe që është kapur ndonjëherë!

Hartat: Shqipëria një nga vendet kryesore të tranzitit të heroinës në Europë, dyfishohet dhe kokaina

July 6, 2026
VIDEO / ‘Marrin nga 20 mijë euro për koncert’, protestuesja sulmon artistët: Noizy këtu rri si plehrë sepse…

VIDEO / ‘Marrin nga 20 mijë euro për koncert’, protestuesja sulmon artistët: Noizy këtu rri si plehrë sepse…

July 6, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Punon në shtet? Dy kritere kryesore që të përfitosh kredi me zero përqind interes

July 6, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Kush ka fat në dashuri dhe kush në financa? Ja çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

July 6, 2026
‘Mister’ në ceremoninë mortore të Khamenei-t: Ku është pasardhësi i tij?

‘Mister’ në ceremoninë mortore të Khamenei-t: Ku është pasardhësi i tij?

July 6, 2026
Kurti në pozitë të pafavorshme përballë Trump? Joseph: Përgatituni për presione të forta, s’përjashtohet ikja nga KFOR

Joseph: Bashkëpunimi me SHBA për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In