• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushatë për zgjedhjet pa PD/ Zbardhet udhëzimi për 23 majin, Berisha cakton përfaqësues të vetin në çdo komision

by E S
17/05/2026 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse Partia Demokratike zhvillon më 23 maj zgjedhje pa garë brenda partisë për kryetarin e ri, me emrin e vetëm në listë Sali Berishën, në selinë blu ka nisur një proces i mirëfilltë zgjedhor.

Një javë para zgjedhjeve, Top Channel ka siguruar një udhëzim të Partisë Demokratike, ku thuhet se në parti ka nisur fushata për zgjedhjen e kryetarit të ri. Udhëzimi sqaron se fushata në radhët e demokratëve ka nisur më 15 maj dhe do të përfundojë 24 orë para ditës së votimit.

Ndonëse i vetëm në garën për kryetar, Sali Berisha po ndjek me vëmendje gjithë procesin zgjedhor, ku ka vendosur të ketë përfaqësues të vetin në çdo komision votimi dhe numërimi. Siç sqarohet në udhëzimin e PD-së, komisioni i votimit dhe numërimit të votave do të përbëhet nga 3 anëtarë, ku në përbërje janë një nga nënkryetarët e degës ose kryetari dhe dy anëtarë të Kryesisë së degës.

Në dokument shkruhet se të drejtën e votimit e ka çdo anëtar partie që ka emrin në listat e zgjedhësve dhe çdo anëtar tjetër partie, i cili edhe pse nuk e ka emrin në listë, është i pajisur me dokumentin origjinal të anëtarësisë së tij në PD. Procesi i votimit për kreun e ri të PD-së do të nisë në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00 të datës 23 maj.

Parashikohet që procesi i numërimit të votave të nisë jo më vonë se 30 minuta pas mbylljes së procesit të votimit. Rezultati i zgjedhjeve duhet të bëhet publik brenda datës 24 maj./tch/

Next Post
Radhë kilometrike në Kapshticë, shqiptarëve u duhet të presin mbi dy orë për të hyrë në Greqi

Radhë kilometrike në Kapshticë, shqiptarëve u duhet të presin mbi dy orë për të hyrë në Greqi

Comments 1

  1. Bruno says:
    3 months ago

    Mashtruesit e monsters se vicidolit,i kane numeruar,votat pa votuar, kane gati e rrezultatin 99.% 99,kane votuar komunistin plak,monstren e vicidolit.Turpi i njerzimit,kta jane te pa cipe,e pa gram karakterit.Si sju vjen turp ktyre plehrave,apo turpi eshte per njerzit,jo per kta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si nisi sherri në Ksamil? Turisti portugez u dhunua me grushte nga shqiptaro-britaniku për një vajzë, Sokrat Vata e nxori zvarrë nga lokali dhe e goditi me thikë

Si nisi sherri në Ksamil? Turisti portugez u dhunua me grushte nga shqiptaro-britaniku për një vajzë, Sokrat Vata e nxori zvarrë nga lokali dhe e goditi me thikë

August 19, 2026
Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët

Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët

August 19, 2026
Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike

Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike

August 19, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Presion i fortë ndaj Infantinos! Izraeli i bashkohet vendeve që i “kthejnë shpinën” kreut të FIFA-s

August 19, 2026
“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

August 19, 2026
Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin

Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin

August 19, 2026
Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

August 19, 2026
Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

August 19, 2026
Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

August 19, 2026
Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com