• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bebe Rexha u del në krah studenteve shqiptarë të RMV: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë

by E S
17/05/2026 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka shprehur mbështetjen ndaj studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Në llogarinë e saj Instagram, Bebe ka ndarë thirrjen për protestë, ku me një mesazh mbështetjeje në prag të marshimit të madh të 18 majit, ylli me origjinë shqiptare i ka dhënë kësaj beteje përmasa të mëdha. Tashmë falë saj, kauza e studentëve shqiptarë për gjuhën amtare mori vëmendje të jashtëzakonshme.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë, kemi luftuar ta ruajmë dhe ta mbajmë gjallë.

Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet e tij, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare.
Studentët po protestojnë kundër ndalimit të dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe këtë të hënë që vjen.

Studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët.”, shkruan Bebe Rexha.

Gjuha shqipe nuk po mbrohet më vetëm në Ballkan, por po bën jehonë në çdo cep të globit.
Kur figurat tona me famë ndërkombëtare rreshtohen krah rinisë, kjo nuk është më thjesht një protestë lokale, por një alarm ndërkombëtar për të drejtat që po na mohohen.

Next Post
Kryepiskopi Joan i ftuar nga Patriarku Bartholome, së bashku pelegrinazh në Kapadoki

Kryepiskopi Joan i ftuar nga Patriarku Bartholome, së bashku pelegrinazh në Kapadoki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com