• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështimi i negociatave në PD u firmos nga 18 deputetë/ Çollaku tregon se çfarë iu komunikua nga Bardhi

by
01/11/2022 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burime për “Opinion” kanë bërë të ditur se deklarata zyrtare nga grupi i drejtuar nga Alibeaj ku shprehej dështimi i negociatave në PD për të dalë me një kandidat të përbashkët, është firmosur nga 18 deputetë.

Në një lidhje live deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku nga grupi i drejtuar nga Alibeaj është shprehur se nesër rreth orës 18:00 është thirrur mbledhja e kryesisë së PD-së e cila do të japë vendimin përfundimtar në lidhje me daljen ose jo me një kandidat të përbashkët të PD në zgjedhjet e 14 Majit.

Kreshnik Çollaku: Mbledhja nuk ishte për të votuar dhe për të marrë vendime sepse objekti i kësaj tematike nuk i takon vetëm grupit parlamentar. Kjo ishte një mbledhje informimi nga Bardhi pas bisedimeve me Palokën. Ky ishte një informim i kësaj pjese të grupit parlamentar të PD. Qëndrimi ishte ajo që është shprehur në deklaratë. Grupi nuk ka mundësi të japë verdiktin apo vendimarrjen. Nesër në orën 18:00 është thirrur mbledhja e kryesisë së PD e cila ka vendimarrjen për të vendosur, kryesia që ka dalë nga Kuvendi i 18 Dhjetorit.

Çollaku ka treguar se çfarë është diksutuar në mbledhjen e deputetëve të grupit të drejtuar nga Alibeaj që bëri që ata më pas të dilnin me deklaratën e dështimit të negociatave.

Kreshnik Çollaku: Bardhi na ka informuar se ishte mbledhja e dytë pasi ai i paraqiti një proopozim palës tjetër dhe na referoi përgjigjen që i kishte ardhur nga Paloka: Që mund të vini jeni të pranuar, në respekt të statutit tonë”. Thelbi që e prish këtë klimën e bashkëpunimit ishte fakti se në përgjigjet e Palokës “sipas statutit tonë të 11 Dhjetorit”, binte e gjithë fryma e asaj që u përpoqëm të bënim.

/e.d

Next Post
E rëndë! E zënë poshtë inertet, humb jetën punëtori 40-vjeçar në Tiranë

E rëndë! E zënë poshtë inertet, humb jetën punëtori 40-vjeçar në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com