• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështakë dhe humbës

by Artur Ajazi
27/02/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E enjtja e Parlamentit, është kthyer në ditën e gallatës për të rriturit, dhe e frikës për fëmijët. Deputetët e opozitës, kanë 4 vjet që fyejnë, njollosin, baltosin, akuzojnë, ulurasin, godasin, ndezin zjarre, dhe ushtrojnë dhunë fizike ndaj kolegëve, gardistëve, gazetarëve, madje dhe ndaj pastrueseve të Parlamentit.

Ata janë kundër të gjithëve, kundër qeverisjes, mazhorancës politike, kundër miratimit të ligjeve, kundër zbatimit të ligjeve, ata ishin dhe janë kundër ndërkombëtarëve, kundër shqiptarëve që nuk i votojnë.

Ata janë kundër shtetit ligjor. Mjafton ti shohësh kur mblidhen në tryeza “aleatësh”, ku njëri dështak , duket më i tromaksur se tjetri në krah të Berishës.

Ata e shohin  Berishën akoma si “shpresa e tyre e vetme për të ardhur në pushtet”. Çfarë absurdi. Në 2025, edhe pas 34 vitesh të mbushura me sëkëlldira dhe skandale nga ajo parti që bëri qametin mbi vendin dhe shqiptarët, dështakët mblidhen dhe mbajnë shpresë se “një ditë do vijmë  në pushtet me ish-liderin historik”. Tek i dëgjoj në Parlament që merren me brekët dhe kanatjerët e gruas së Erion Veliajt, më duken më të shpifur nga bufi. Turp i madh, të dëgjosh një kryetar partie, apo një deputet që është votuar për të plotësuar misionin e tij para elektoratit, të merren prej  dy javësh me “të brëndshmet dhe fustanet e grave”.

Kjo pra është opozita e këtij vendi. Një grupim dështakësh, një grupim njerëzish parazitë të majmur në miliona euro dhe dollarë nga pushteti që kanë patur, që vijnë rrotull duke llapur për njerëzit e punës, duke përgojuar çdo shtetar dhe kundërshtar politik. Thirrja e Berishës “dështakë të gjitha partive mblidhuni tek ne”, mbetet refreni i kësaj fushate, e cila do ti paraprijë humbjes së 11 Majit. Opozita e sotme përtej çdo paragjykimi, i ngjet një taborri të shpartalluar, i mbushur me humbës dhe dështakë.

Ata që sa kishin pushtetin, rrënuan arsimin, shëndetsinë, artin, kulturën, ushtrinë, policinë, detarinë, blegtorinë, sot na hiqen sikur kanë “programe zhvillimi”.

Ata që i hoqën edhe tullat çdo institucioni rentabël dhe  shkatërruan pyjet, liqenet, bregdetet, qytetet dhe braktisën e boshatisën fshatrat nga Veriu në Jug, sot na hiqen si “patriotë, shtetbërës, dhe të pakorruptueshëm”.

Kjo pra është situata parazgjedhore, e cila po na shoqëron mjaftueshëm për të na bindur se, PD është ajo që na qenë sot e 34 vite më pare, se Sali Berisha është ai që ka qenë në 1992, 1996, 1997, 2001, 2005 dhe 2025. Ndaj besoj se në 11 Maj, opozita e humbësve dhe e dështakëve, nuk mer më shumë deputetë se mori në 1997.

Next Post
Qëlloi me thikë një person, arrestohet 32-vjeçari në Dibër

"Plagë thikash dhe..."/ U gjet e vrarë në banesën e marrë me qira, detaje nga ngjarja në Tiranë: 30-vjeçarja dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë

Comments 1

  1. Baca says:
    1 year ago

    Ke harruar te thuash se SB eshte ai qe ka qene ne … 1998-grushti i shtetit, 2008-Gerdeci dhe 2011-21 janari.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In