• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia/ Pse Desara dogji 4 makinat e babait të ish-të dashurit

by A R
07/04/2016 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës në hetimet paraprake të saj duket se ka zbardhur motivin e ngjarjes së ndodhur pas mesnatës së 1 prillit në Tiranë.

Veprimi i kryer nga Desara Mançellari, e cila dogji makinën e nënës së ish-të dashurit, duke përfshirë në flakë edhe tri mjete të tjera, duket se ka qenë një mënyrë presioni.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet e kryera dhe dëshmitë e marra gjatë hetimit paraprak, konfirmohet fakti se javën e fundit Filip Papajani, 21 vjeç dhe Desara Mançellari, 23 vjeçe, ishin ndarë pas një lidhje dashurie më se 10-mujore raporton Panorama. Ndonëse ende nuk dihet se cili ka qenë iniciatori i kësaj ndarjeje, ajo çka është e qartë është se Desara Mançellari ka kërkuar ta linin të qetë, por kjo nuk ka ndodhur.

Në dosjen e Prokurorisë, të paraqitur dje në Gjykatën e Tiranës, shpjegohej ngjarja siç ka ndodhur dhe jepej edhe versioni i prokurorisë në lidhje me shkakun e krimit. Ja si përshkruhet ngjarja nga ana e Prokurorisë.

ZJARRVËNIA

Sipas organit të akuzës, më datë 01.02.2016, në vendin e quajtur Rruga e Kokonozëve, janë djegur plotësisht dy mjete dhe dëmtuar nga zjarri dy të tjera. Mjetet e djegura plotësisht janë një “AUDI A4”, me targa AA xxx IA dhe një mjet tip rulotë me targa TR xxx N, në pronësi të shtetasit V.P.

Aty janë djegur pjesërisht edhe dy mjete të tjera, njëri me targa TR xxxx R dhe një kamionçinë pa targa. Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se dy mjeteve të djegura plotësisht u është vënë zjarri në mënyrë të qëllimshme, duke u spërkatur me benzinë nga një person i cili është kapur nga një kamera sigurie.

Nga pamjet filmike duket një person me xhup me ngjyrë gri, tuta dhe atlete, që ka spërkatur mjetet dhe u ka vënë zjarrin atyre.

I DASHURI E PADITI

Desara Mançellari është sot në qeli pas padisë së bërë ndaj saj nga ish-i dashuri. Sipas akuzës, pas djegies së makinave, ka qenë shtetasi Filip Papajani që ka pasur dyshime se zjarri është vënë nga ish-e dashura e tij me të cilën ai ka pasur një lidhje dashurie, por që kohët e fundit ka qenë në krizë dhe me grindje të shpeshta.

Nga ana e Policisë është pyetur shtetasja Desara dhe ajo ka shpjeguar marrëdhëniet e saj me shtetasin Filip Papajani dhe familjen e tij, si dhe faktin se ata kanë qenë të lidhur e ma pas janë ndarë me njëri-tjetrin. Gjithashtu ajo shpjegon se pas ndarjes ka qenë nën presionin e shtetasit V. Papajani e Filip Papajani për ta vazhduar lidhjen.

PRESIONI NDAJ VAJZËS

Si pjesë e presionit që është ushtruar ndaj saj, Desara Mançellari në dëshmi përmend një takim me ish-të dashurin dhe babain e tij. Ata janë takuar e kanë ndenjur në një lokal, ajo me këta të dy dhe kushërira e saj, lokal në të cilin kanë ndenjur deri në orën 7 të mëngjesit. Gjatë qëndrimit në lokal, Desara Mançellari ka deklaruar se ka qenë nën presionin e tyre për t’u rilidhur me Filip Papajanin.

MOTIVI I NGJARJES

Pas takimit në lokal me 21- vjeçarin dhe të atin, vajza thotë se ka menduar që të frikësojë familjen e Filipit, me qëllim që t’i qëndronin asaj larg dhe për këtë arsye ka menduar të djegë makinën.

Ajo ka blerë benzinë në një pikë karburanti, lëndë të cilën e ka hedhur në një shishe dhe më pas ka shkuar pranë banesës së Filip Papajanit ku, pasi ka spërkatur me benzinë makinën tip “Audi”, i ka vënë asaj flakën me një shkrepëse.

Pas kësaj ka shkuar në banesën e saj dhe rrobat që kishte veshur i ka vënë në lavatriçe për t’i larë, ndërsa atletet në vendin e tyre në korridorin e banesës. Këto sende janë sekuestruar nga Policia Gjyqësore./Panorama

Next Post

Dorëzohet Kim Kardashian, rrëfehet për ndërhyrjet që ka bërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com