• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dëshmia e Izet Haxhisë: Berishën nuk e donin në PD, e ngjitëm me dhunë fizike

by A R
06/12/2015 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, rrëfen për gazetën Dita kohën kur u themelua Partia Demokratike, më 12 dhjetor 1990. Ai tregon kurthet dhe prapaskenat në kryesinë e PD-së dhe loja në distancë e Ramiz Alisë për të nxjerrë me çdo kusht Berishën në krye, largimin demonstrativ të Shenasi Ramës nga PD-ja dhe tërheqjen e Azemit.

Ja disa pjesë nga intervista:

– Si doli Berisha në krye?

– Këtë tregon qartë rasti i 16 janarit ku Berisha nuk ishte i pranishëm dhe u bë votimi për të rrëzuar Hajdarin nga posti i kryetarit nismëtar të PD. Pas votimit u zgjodh Meksi me një votë më tepër se Azemi pas votimit të anëtarëve të komisionit nismëtar të PD-së. Por pas kthimit të Berishës dhe me këmbënguljen e tij u arrit kompromisi dhe ky votim u quajt i pavlefshëm dhe u vendos që deri në organizimin e degëve të PD në rrethe të mos kishte votim tjetër. Kjo ishte një fitore e Berishës në rrugën e tij drejt kreut të PD-së që do të vendosej më datën 19 shkurt te selia e re e PD-së në rrugën e Kavajës. Gjatë kësaj kohe në një mbledhje të kryesisë pati një debat të ashpër mes Shenasi Ramës dhe Berishës. Shenasiu që kishte qenë dhe studenti promotor në lëvizjen studentore që në fillimin e saj me një vizion të qartë për synimet e kësaj lëvizje dhe qëndrim mospajtues ndaj të dërguarve specialë në këtë lëvizje Berisha dhe Hajdari.

Ai i akuzonte të dy këta si të dërguar të Ramizit dhe Xhelil Gjonit, por në këtë betejë Shenasiu u la vetëm nga pjesëtarë të tjerë të komisionit nismëtar dhe u largua në mënyrë demonstrative nga PD për të vazhduar veprimtarinë e tij në shoqatën “Fan Noli” të studentëve që ishte organizatore e grevës së urisë së studenteve që çoi në heqjen e emrit të diktatorit dhe rrëzimin e statujës së tij.

Berisha me këtë rast kishte arritur të detyronte të largohej një nga kundërshtarët e tij më të hapur dhe të pakompromis nga PD. Duhet shtuar këtu se Berisha vazhdonte të mbante kontaktet e tij me Ramizin në mënyrë të fshehtë dhe ndërmjetës për këtë ishte Spiro Dede, Sekretari i sapozgjedhur i Komitetit Qendror të PPSH. E kam marrë njëherë me makinën e PD-së tek muzeu Enver Hoxha dhe e kam sjellë në orët e vona tek PD-ja.

Pas votmit për largimin e Azemit nga kryetar i komisionit nismëtar dhe anullimit të tij pas këmbënguljes së Berishës, në PD filluan të shfaqeshin dy grupe kundërshtare që synonin kreun e PD-së. Filloi një luftë sa e hapur edhe nën rrogoz për të siguruar votat e anëtarëve të komisionit nismëtar që do zgjidhte kryesinë e re të PD-së dhe kryetarin e saj deri në kuvendin e parë të partisë që do mbahej në vjeshtën e 91-shit.

– Po Azemi në cilin krah u rreshtua?

– Azemi duke kuptuar se ishte i humbur në këtë garë filloi të mbështeste Berishën në këtë betejë. Hajdari më tha që duhet të zgjedhim Berishën me çdo kusht, dhe po nuk u zgjodh Berisha ne do ta shkatërrojme edhe PD-në. Unë ato ditë në Tiranë kam takuar Halil Haklajn dhe pasi me pyeti se si shkojnë punët në PD, i thashë që situata është e tillë dhe e këtillë, ai me tha që jam gati me njerëzit që kam pranë të ndihmoj në zgjedhjen e Berishës në krye të PD-së për faktin që atë e kemi nga Tropoja.

Në ditën e votimit që ishte një ditë e tensionuar, pasi më dha një armë të cilën nuk e di nga e kishte marrë dhe dy persona të tjerë edhe këta të armatosur dhe, sipas planit që bëmë me Azemin, po të mos fitonte Berisha në votim do të futeshim brenda në zyrën ku bëhej votimi në katin e dytë dhe do të dhunonim kundërshtarët e Berishës.

– Kjo nuk ndodhi. Pse?

– Një gjë e tillë nuk ndodhi sepse Berisha me një votë më tepër se Pashko, 6-5, arriti të zgjidhej kryetar i PD-së. Grupi kundërshtar i Berishës kishte zgjedhur për kandidat të tyre Pashkon e jo Meksin siç pritej, sepse secili anëtar i komisionit nismëtar do votonte në mënyrë të fshehtë për atë që mendonte të bëhej kryetar pa pasur një kandidaturë të hapur apo të caktuar më parë. Ka qenë zgjuarsia e Azemit që arriti që votat të mos ndaheshin në mes të tij e Berishës. Ai i mbushi mendjen Imamit dhe Selamit që të votonin për Berishën. Por vendimtare ka qene vota e Neritan Cekës që në momentin e fundit e dha për Berishën, apo me urdhër të atij që më vonë e “dogji” Cekën po për të ndihmuar Berishën në dhjetor të 91-shit.

E kam fjalën për Ramiz Alinë. Meksi, Pashko, Edmond Trako, Merita Zaloshnja, Arben Demeti votuan për Pashkon për kryetar. Ndërsa Azemi, Imami, Zogaj, Berisha, Selami dhe Ceka do votonin për Berishën. Ironia është se vota e Cekës, i cili zuri vendin e Shenasi Ramës në PD, pasi ky u largua në mënyrë demonstrative nga PD-ja duke thënë profecitë e tij për Berishën, të cilat u vërtetuan të gjitha më vonë.

– Kini ndonjë fakt për këtë?

– Padyshim që kam. Ato i dinë të gjithë shqiptarët, aq sa duket sikur nuk ka më sekrete. Por unë do të tregoj ato që di unë. Nuk do ta kalonin vetëm pak muaj kur Ceka do të bëhej kundërshtari i Berishës në Kuvendin e parë të PD-së, duke tërhequr pas vetes edhe Hajdarin, tanimë të penduar që ndihmoi dhe luajti rol vendimtar në zgjedhjen e Berishës në krye të Partisë Demokratike. Pas kësaj filluan edhe përplasjet e mia me shumë nga kundërshtarë të Berishës në PD, të cilët me ndihmën e Azemit, sikurse ta thashë pak më sipër, arritën të më largonin për një periudhë tremujore nga ruajtja e Berishës dhe selia e PD-së. Unë u ktheva pas tre muajsh në PD, në prag të Kuvendit të parë të saj.

– Dhe si e gjetët situatën atje?

– Gjendja vërtet ishte e mjeruar për Berishën. Ai kishte ngelur vetëm. Sulmohej dhe shahej në mënyrë të hapur nga shumë punonjës të PD-së. Edhe shoferi i parë i PD-së që u mor nga shofer zuku i komunales që shpërndante dru, shante me zë të lartë e poshtë zyrës Berishën. I kishte ngelur pranë vetëm Agron Çika, por çfarë mund të bënte Agroni i vetëm?

– Si u kthye situata?

– U përdor dhuna fizike. Edhe unë përdora “aftësitë e mia”. Kam rrahur disa nga këta personat më aktivë. Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste më hapur kundër tij në PD.

M’u kujtua diçka… Ato ditë të dhjetorit me binte në sy një qimekuq që bënte foto pandërprerë. E morëm për të huaj, por kur pamë që në mbledhjen e parë që u bë për themelimin e PD-së ai ishte ulur në krah të Berishës si spiker i mbledhjes, mora vesh që ky qimekuq ishte Genc Pollo, çuni i fasllsifikatorit më të madh të historisë së Shqipërisë, siç thoshte Berisha në biseda private kur binte fjala për Gencin, që e filloi karrierën e tij duke shitur foto agjencive te huaja dhe përfundoi në një nga kuadrot kryesore të PD-së.

– Kishte ndonjë prapaskenë në atë kohë kundër Berishës në PD?

– Kjo as që vihet në dyshim. Përpara kuvendit, grupi i kundërshtarëve të Berishës bënin mbledhje të fshehta në vilën e Pashkos dhe duke tërhequr pranë vetes Hajdarin dhe ia mbushën mendjen për të vënë kandidaturën për kryetar, në mënyrë që votat e përkrahësve të Berishës të ndaheshin në mes tij e Hajdarit dhe të fitonte kandidatura surprizë e Cekës, sepse Pashko nuk u mendua të dilte në krye, pasi po diskreditohej dita-ditës si zëvendëskryeministër i qeverise Bufi.

DITA

 

Next Post

Ermal Mamaqi ironizon: Duket si kënga tragjike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In