• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dëshironte një jetë më të mirë”/ Kush ishte Zaki Anwari, futbollisti 17-vjeçar që ra nga avioni në tentativë për t’u larguar nga Kabuli

by Java News
20/08/2021 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një futbollist i ekipeve të të rinjve të Afganistanit ishte në mesin e njerëzve që ranë nga aeroplanët që niseshin nga Kabuli, video të tilla dramatike u publikuan nga të gjitha mediat në botë.

Zaki Anwari, 17 vjeç, vinte nga një familje e varfër në Kabul dhe ia kishte arritur të plotësonte ëndërrën e tij për të luajtur për ekipin kombëtar të vendit pa sakrifikuar shkollën.

“Ai ishte i sjellshëm dhe i durueshëm, por si shumë nga të rinjtë tanë, e pa ardhjen e talebanëve si fundin e ëndrrave të tij dhe mundësisë për t’u angazhuar me sport”, deklaroi Aref Peyman, kreu i Komitetit Olimpik Afgan.

“Ai s’kishte asnjë shpresë dhe dëshironte një jetë më të mirë”, tha ai.

Ishte Drejtoria e Përgjithshme e Edukimit Fizik dhe Sporteve të Afganistanit, si dhe Federata Zyrtare e Sportit në vend, ato që konfirmuan ditën e djeshme vdekjen e Anwarit.

“Anwari, si mijëra të rinj afganë, donte të largohej nga vendi, por fatkeqësisht ra nga një aeroplan amerikan dhe vdiq”, shkruajti të enjten drejtoria e sporteve në Facebook, duke u lutur që Zoti ta dërgojë në Parajsë.

Që nga e diela e 15 gushtit, mijëra qytetarë afganë dhe të huaj kanë pushtuar pistat e aeroportit, pas mbërritjes së talebanëve në kryeqytet.

Të hënën, 16 gusht, qindra njerëz pushtuan aeroportin, duke u shtyrë nga forcat amerikane që morën kontrollin për të menaxhuar largimin e diplomatëve dhe personelit ushtarak amerikan dhe aleatëve.

Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë disa njerëz që përpiqen të ngjiten në kabinën e avionëve që nisen për fluturim, ndërsa të paktën dy persona bien nga një avion ushtarak që sapo ishte ngritur nga toka./m.j

Next Post
Paradokset e një aderimi

Afganistani, një test për disponimin pro et contra amerikan!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

March 5, 2026
LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

March 5, 2026
Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

March 5, 2026
“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

March 5, 2026
Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

March 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

March 5, 2026
“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

March 5, 2026
“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

March 5, 2026
President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

March 5, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In