• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deri kur do i fyejë e poshtërojë PD-ja gratë dhe vajzat?

by Flogert Muça
16/03/2017 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Është i paprecedent në historinë e politikës shqiptare diskretitimi që i bëhet figurës së gruas nga çadrën e Partisë Demokratike. Kemi parë në këto 26 vite demokraci doktor Berishën që të quajë lavire e kurva të gjitha gratë dhe vajzat që i kanë dalë përpara në rrugën e tij politike ose ekonomike. Kemi parë dhe dëgjuar se si ministrat e tij i shihnin gratë e vajzat vetëm si objekt seksual dhe se si lodheshin me mbërtheckat që nuk hapeshin (rasti Pango).

Kemi parë poashtu se si Basha për 4 ditë me radhë nxorri ca gjimnaziste të sulmonin kundërshtarët e tij politikë nga selia blu. Gjimnaziste të cilat nuk e dinin për çfarë po flisnin, ama lexonin fletë-rrufetë që kishte prodhuar dora e burrave. Burra të cilët po shfrytëzonin pa mëshirë ca adoleshente për të bërë politikën e ditës, duke i përdorur ato si “kukulla seksi “.

Mirëpo, përpos të gjithë këtyre Partia Demokratike sot publikisht ka keqtrajtuar një grua deputete. Arbjola Halimi, deputetja e qarkut të Elbasanit ka degjeneruar sot në çadrën e ngritur në Bulevard me një fjalor tërësisht të denjë për vendin ku ishte, pra në rrugë. Duke dashur të sulmojë Ramën, por pa patur ndonjë argument që të mbush mendjen, Halimi ishte porositur sot nga burrat e partisë që të dilte dhe të fliste për dëshirat e supozuara seksuale të kryeministrit Rama. Fjalët e hedhura nga Arbjola sot nuk ishin asfare fjalët e saj, por skenari i përgatitur nga burrat e PD-së për të sulmuar sot Ramën.

Në ditën e 28 të ngujimit në çadër, Partisë Demokratike i kanë shteruar idetë dhe afër mendsh edhe argumentat për të bërë oponencë. Ndaj dhe ka menduar të nxjerrë një grua që të sulmojë Ramën për shijet seksuale, si pika fundore e çdo debati real dhe si tregues i kapsllëkut total që e ka zënë opozitën.

Ky keqpërdorim i pamëshirshëm që ju bë sot një gruaje është në fakt vazhdim i një tradite 26-vjeçare në Partinë Demokratike. Për të, gratë që dalin nga linja dhe nuk bëjnë ç’ju thuhet, konsiderohen armike (Majlinda Bregu). Ndërsa gratë e tjera që tentojnë të bëjnë punën e tyre jashtë PD-së, qofshin politikane, biznesmene apo gazetare, etiketohen si lavire ose ndrikulla.

Ky perceptim që ka Partia Demokratike për gratë dhe vajzat ka bërë që në atë çadër të flasin vetëm burrat. Duke lënë të kuptohet se protesta behët vetëm për hallet e ca burrave e asgjë më tepër. Dhe në këtë pikë janë të vërtetë 100%. Gratë në atë parti nuk kanë asnjë vlerë dhe për to nuk ngrihet asnjë kauzë, duke treguar se ato shihen si vegla momentale dhe asgjë më shumë. Deri kur do vazhdojë kjo sjellje ndaj grave në PD? A do ngrejë kokë grupi i deputeteve demokrate ndaj këtij keqpërdorimi që ju bëhet vajzave dhe grave në PD? Mbetet për tu parë.

Next Post
Frika nga fatkeqësitë natyrore, shqiptarët do të detyrohen të sigurojnë shtëpitë

Shtesat në pallate, Gjermeni: Të gjitha familjet do legalizohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com