• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dërgoni Saliun e Petritin të luftojnë në spitale si mjekë, pastaj flisni për Qazimin

by Flogert Muça
31/03/2020 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Ka disa njerëz ky vend, që nuk duan kurrë në botë të shohin që vendi i tyre të ketë një imazh pozitiv në sytë e botës, aq me tepër kur kjo ndodh në një kohë teksa në krye të punëve të vendit është kundërshtari i tyre politik.

Sot, heronjtë e botës janë mjekët dhe infermierët, pra sistemi shëndetësor kudo ai ndodhet i cili është në një luftë titanike me vdekjen. Por në Tiranë, po sot, zëra kryesorë të opozitë dhe disa portale pranë tyre kanë gotitur poshtë brezi një infermier, i cili ndryshe nga ata që shkruajnë nga kolltuku i vilave të bëra me para që sju gjendet dot themeli, ka shkuar në luftë në Itali, për të shlyer një borxh moral të tijin dhe për të na bërë të gjithëve krenar.  Ai quhet Qamil Ismaili dhe është nga Vora. Faktin që ai është komplet i rregullt me licencën dhe ka me mbi 13 vjet eksperiencë si infermier e bënë publike mediat, faktet mbi jetën e tij të mundimshme familjare, i bëri publike kolegu Ardit Rada me një rrëfim rrënqethës (lexoje https://lexo.com.al/2020/03/31/ju-nuk-e-njihni-qazim-ismailin-qe-femijet-ia-gjymtuat-me-gerdecin/). E megjithatë, politika dhe disa media fare pranë saj nuk ndaluan se godituri infermierin, që duan me çdo kusht ta quajnë pompist karburanti, duke menduar se  kështu do  të ulin e ndosin me gazrat e tyre bluzën e bardhë të atyre që sot po luftojnë me vdekjen dhëmb për dhëmb.

Atq që sot sulmuan medemek Edi Ramën duke i thënë se kë çuar në Itali ‘jo mjekë por pompistë’ janë vetëdiskretituar si asnjëherë më parë. Unë nuk e di se cili është ai/ajo apo ata që këshillojnë opozitën tonë që të çojë nëpër redaksi portalesh lajme të tilla kundër mjekëve e infermierëve në një kohë kur ata janë Gjeneralë në luftën e tretë botërore që po ndodh, por kushdoqoftë, po e zhyt edhe më thellë nga ç’është.

Gjesti simbolik i Shqipërisë së vogël që i tha Italisë mike që ‘ne jemi me ju, ne nuk harrojmë’, është një gjest që nuk duhet të përshëndetet nga Lulzim Basha në mengjes dhe të përdhoset nga ai nën rrogoz në drekë.  Ajo që Shqipëria bëri ndaj Italisë ishte një shlyerje borxhi moral, njëlloj siç edhe infermier Qazimi ndjente se duhet të ishte pranë italianëve siç ishin ata për të në kohë të vështira. Të përpiqesh të bësh pis këtë marrëdhënie kaq të jashtëzakonshme humanizmi e solidariteti është më sa paku të jesh budalla.

PD dhe LSI kanë vërshuar  sot të  amplifikojnë këtë monstruozitet për t’i zbehur medemek Edi Ramës meritat që i dhanë në Itali homologët, duke mos menduar asnjë moment për ata që janë përballë vdekjes. Ky është edhe thelbi i problemit që ka opozita jonë, e cila nuk mendon se çfarë tu ofrojë qytetarëve, por vetëm si të zbehë meritat e kundërshtarit të saj, duke mos llogaritur asnjë rrethanë.

Gjithësesi, ka një mënyrë që të gjithë këtë gafë të madhe që bënë sot duke sulmuar Qazim Ismailin e madh nga Vora, e ajo është një ndjesë publike nga selitë e partive dhe dërgimi i Petrit Vasilit dhe Sali Berishës si vullnetarë në frontin e parë të luftës, meqë janë mjekë!

Next Post
Mjekët shqiptarë të mbërritur në Itali nisin sot punën, infermierët në pritje

Mjekët shqiptarë të mbërritur në Itali nisin sot punën, infermierët në pritje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan dhe vëllai i tij

Sherr me sende të forta në Elbasan, në pranga 4 persona, mes tyre edhe dy vëllezër!

September 25, 2026
“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

September 25, 2026
Tragjike në Elbasan, burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

Zjarri shkrumbon banesën në Sarandë, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar, ja si paraqitet gjendja e tyre!

September 25, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Anulohet tenderi 50 milionë euro për Hemodializën në 4 spitale, ministrja e Shëndetësisë urdhëron ndalimin e procedurës! Shkak gabimet dhe…

September 25, 2026
Zelensky: Një dron rus goditi selinë e shërbimit të sigurisë në Kiev -

Zelensky i bën thirrje BE-së: Na duhen urgjentisht 27 miliardë dollarë, investime për prodhim dronësh e raketash!

September 25, 2026
E paprecedentë në Yzberisht, dy grupe me 23 të mitur përleshen dhunshëm me shkopinj bejsbolli! Policia parandalon tragjedinë dhe i procedon

E paprecedentë në Yzberisht, dy grupe me 23 të mitur përleshen dhunshëm me shkopinj bejsbolli! Policia parandalon tragjedinë dhe i procedon

September 25, 2026
Saharaja Perëndimore, Peruja mbështet nga OKB sovranitetin e Marokut dhe njofton hapjen e një konsullate në Dakhla!

Saharaja Perëndimore, Peruja mbështet nga OKB sovranitetin e Marokut dhe njofton hapjen e një konsullate në Dakhla!

September 25, 2026
“FIFA duhet të reformohet për të mirën e futbollit”- Ligat e mëdha evropiane kërkojnë ndryshime në qeverinë e futbollit botëror!

“FIFA duhet të reformohet për të mirën e futbollit”- Ligat e mëdha evropiane kërkojnë ndryshime në qeverinë e futbollit botëror!

September 25, 2026
Përplasje për zgjedhjet në Brazil, 31 ligjvënës amerikanë akuzojnë administratën Trump për ndërhyrje!

Përplasje për zgjedhjet në Brazil, 31 ligjvënës amerikanë akuzojnë administratën Trump për ndërhyrje!

September 25, 2026
Kuqezinjtë nisin misionin e ri në UEFA Nations League, përballja e parë nesër me Bjellorusinë!

Kuqezinjtë nisin misionin e ri në UEFA Nations League, përballja e parë nesër me Bjellorusinë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com