• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“FIFA duhet të reformohet për të mirën e futbollit”- Ligat e mëdha evropiane kërkojnë ndryshime në qeverinë e futbollit botëror!

by A. Q
25/09/2026 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligat më të rëndësishme evropiane kërkojnë ndryshime në FIFA.

La Liga, Premier League, Bundesliga dhe Serie A kanë dalë me një komunikatë të përbashkët për shtyp duke kërkuar një reformë të thellë në qeverinë e futbollit botëror.

‘Botërori mund të jetë kompeticioni më i madh i sportit tonë, por baza e futbollit krijohet javë pas jave, në stadiumet e mbushur plot dhe me komunitetet lokale, falë dedikimit të futbollistëve, tifozëve, klubeve dhe Ligave në të gjithë botën-nis komunikata e ligave të rëndësishme në Kontinentin e Vjetër dhe jo vetëm

Më pas komunikata vijoi duke shfaqur dyshimet mbi menaxhimin aktual të FIFA duke iu referuar edhe projektit FIFA Forward Enterprise.

‘Në vitet e fundit, bazat historike të futbollit u panë të kërcënohen nga një problem themelor të qeverisjet; presidenti i FIFA ka promovuar në mënyrë aktive nisma abuzive në vend që të mbrojë futbollistët ndaj tyre. Dhe ndonëse palët e interesuara në futboll ia dolën që të hidhnin poshtë projektin FIFA Forward Enterprise (FFE), kushtet që sollën shfaqjen e tij vazhdojnë të jenë në fuqi-vijon komunikata

Katër nga 5 ligat më të mëdha në botë nuk kanë asnjë dyshim se ka ardhur koha për të kërkuar një ndryshim në qeverisjen e futbollit botëror.

‘Presidenti i FIFA e ka pranuar se është e nevojshme për një reformë, por nuk mjafton vetëm të studiosh ndryshimet sipërfaqësore të procesit pas episodit FFE; duhet një reformë e thellë e qeverisjes që të vendosë limite konstitucionale të qarta brenda FIFA dhe të garantojë ndër të tjerat, që çështjet disiplinore indivitduale të mbrohen përgjithmonë ndaj çdo ndërhyrjeje politike’-theksohet në komunikatë

Në këtë frazë të fundit është e qartë se Ligat iu referuan çështjes Balogun, sanksioni i të cilit në Botërorin e kësaj vere u pezullua pas ndërhyrjes së presidentit amerikan Donald Trump

‘Problemi i qeverisjes së FIFA shkon përtej rolit të një personi të vetëm. Çështja në thelb është a duhet që presidentit të ketë njëkohësisht kaq shumë pushtet rregullator, komercial dhe politik pa kundërpesha efektive duke përfshirë këtu edhe miratimin e palëve të prekura. Më shumë se një dekadë më parë, pas procedimeve penale që përfshinë drejtues të lartë të futbollit, procesi i reformimit të FIFA-s synoi të adresonte pikërisht këto problematika. Megjithatë, edhe një herë, bota e futbollit është përballur me atë që konsiderohet një nga rastet më të rënda të abuzimit me pushtetin në historinë e FIFA’-theksojnë më tej Ligat

Ligat më pas kujtuan edhe denoncimet e bëra për kalendarin ndërkombëtar të ndeshjeve te Komisioni Evropian në tetor të 2024 duke theksuar se është pasojë e një qeverisje deficente ku FIFA mund të përdorë autoritetin e saj rregullator për të promovuar objektivat e saj komerciale pa marrë parasysh impaktin te qëndrueshmëria  ekonomike dhe sociale të kompeticioneve kombëtare që prek të gjitha palët e interesuara. ‘Kjo duhet të ndryshojë tani për të mirën e futbollit-theksohet në komunikatë

Në fund Ligat më të rëndësishme në botë kërkuan që të krijohet një strukturë e re qeverisjeje  për organin drejtues të futbollit botëror që të jetë transparente, objektive, e proporcionuar dhe gjithëpërfshirëse.

Dhe sipas tyre kjo duhet bërë në bazë të 3 principeve:

1) palët e përfshira të kenë një rol real në marrjen e vendimeve dhe kjo nënkupton që FIFA të krijojë një organ të përhershëm që përfaqëson palët kryesore të interesuara, përfshirë federatat kombëtare, ligat, klubet dhe futbollistët e futbollit të meshkujve dhe të femrave;

2) të garantojë vendimmarrjen të bazuara në të dhëna objektive ku çdo propozim madhor i FIFA duhet të bazohet në një arsyetim të përcaktuar qartë, të dhëna mbështetëse dhe një vlerësim të pavarur, të gjitha të publikuara përpara marrjes së çdo vendimi. Kjo analizë duhet të përfshijë lojtarët, klubet, ligat dhe tifozët, si dhe të vlerësojë ndikimin mbi të gjitha palët e interesuara;

3) duhet mbrojtur funksioni rregullator i FIFA përballë funksionit të saj komercial.

Me fjalë të tjera, FIFA, si rregullatore dhe garante e futbollit, duhet të mbrohet nga funksioni i saj tregtar si organizatore botërore e kompeticioneve, përmes mekanizmave të fortë institucionalë që ruajnë besimin, legjitimitetin dhe llogaridhënien.

Organet përgjegjëse për etikën, mbikëqyrjen financiare dhe proceset zgjedhore duhet të kenë emërime, buxhete dhe kompetenca vërtet të pavarura nga administrata dhe presidenca e FIFA.

Next Post
Saharaja Perëndimore, Peruja mbështet nga OKB sovranitetin e Marokut dhe njofton hapjen e një konsullate në Dakhla!

Saharaja Perëndimore, Peruja mbështet nga OKB sovranitetin e Marokut dhe njofton hapjen e një konsullate në Dakhla!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë që paguan çdo shqiptar! Kur tenderët fryhen, diferencat bien mbi qytetarin

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë që paguan çdo shqiptar! Kur tenderët fryhen, diferencat bien mbi qytetarin

September 26, 2026
Po hynte në Shqipëri, arrestohet sapo zbret nga avioni ukrainasi i kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale! SHBA-të ndihmuan në operacion

Po hynte në Shqipëri, arrestohet sapo zbret nga avioni ukrainasi i kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale! SHBA-të ndihmuan në operacion

September 26, 2026
VIDEO/ Katastrofë përmbytjesh në Tajlandë, Bangkoku zhytet i gjithi në ujë! Popullata në alarm, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

VIDEO/ Katastrofë përmbytjesh në Tajlandë, Bangkoku zhytet i gjithi në ujë! Popullata në alarm, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

September 26, 2026
Lukaku provokon italianët, Donarumën s’e mbajnë nervat pas humbjes! Fusha kthehet në ring pas ndeshjes!

Lukaku provokon italianët, Donarumën s’e mbajnë nervat pas humbjes! Fusha kthehet në ring pas ndeshjes!

September 26, 2026
Administrata Trump për bllokimin e medias: Qasja në Shtëpinë e Bardhë është një privilegj, jo një e drejtë -

“Wall Street Journal”: Trump e refuzoi propozimin për armëpushim 7-ditor dhe kërkoi që bombardimet ndaj Iranit të vijojnë pas zgjedhjeve të nëntorit!

September 26, 2026
Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

September 26, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kriza/ Dëmet e luftës Iran-SHBA, BE i bën thirrje shteteve anëtare: Merrni masa për uljen e kërkesës për gaz dhe energji elektrike!

September 26, 2026
Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

September 26, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Mot i paqëndrueshëm/ Parashikimi sot, ulje temperaturash dhe vranësira shiu, në orët e pasdites…

September 26, 2026
Atentat në mes të Athinës, 4 persona hapin zjarr me breshëri plumbash ndaj lokalit, plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Policia greke jep detajet, nëna e fëmijës…

Atentat në mes të Athinës, 4 persona hapin zjarr me breshëri plumbash ndaj lokalit, plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Policia greke jep detajet, nëna e fëmijës…

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com