• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Derbi u bë falë Filip Çakulit dhe Ilir Prodës”, shpërthen Gaz Demi: Të shkarkohet nëndrejtori i Policisë së Tiranës

by B K
10/02/2025 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Derbi i kryeqytetit për herë të parë në histori u zhvillua në shtëpinë e Partizanit, në “Arenën e Demave”. Një ndeshje që padiskutim zgjoi interesin e tifozëve dhe spektakli ishte i garantuar.

E në sfidën mes rivalëve të kryeqytetit, nuk munguan përplasjet e as polemikat. Derbi i djeshëm nisi me një përplasje mes tifozëve pa startuar ndeshje, ndërsa vazhdoi më pas edhe me një sherr masim mes futbollistëve në fundin e sfidës, pasi Partizani shënoi me Sembene për të barazuar 1-1. Më parë për Tiranën kishte shënuar Enest.

Gaz Demi ishte i pranishëm në “Skaner”, ku ka folur për organizimin e këtij derbi dhe gjithëçfarë ndodhi në “Arenën e Demave”. Kreu i të kuqve shprehet se stadiumi i Partizanit i plotëson të gjitha kushtet për të pritur një sfidë të tillë, por nga ana policore kishte një nënvlerësim gjë e cila u reflektuar edhe gjatë derbit.

Idriz Daullja sipas Demit është personi më i pa përgjegjshëm. Madje kreu i “Demave” i bën thirrje kryeministrit që të marrë masa ndaj nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, pasi sipas tij njerëz mediokër si personi në fjalë nuk e meritojnë të jenë në radhët e Policisë së Shtetit. Ndër të tjera ka falenderuar Ilir Prodën dhe Filip Çakulin që u realizua kjo ndeshje dhe që nuk degjeneroi në një situatë të papercedentë.

“ Të jem korrekt, unë nuk jam as tip mediatik siç e dini ju, por sot jam i detyruar të dal e të flas 5 llafe. Rezultati është shumë i parëndësishëm për mua edhe sikur të kishim humbur. S’ka asnjë rëndësi, doli një barazim i bukur, është një festë e qytetit.

Nuk e kuptova dot, ka 5 ditë situata. Ndërmarrja ime, Partizani, që nga drejtori i përgjithshëm i Partizanit deri te sekretari i përgjithshëm kanë qenë në kontakt me policinë dhe gjithmonë thonin jo kështu apo jo ashtu. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë, nuk e di çfarë funksioni ka një Idriz. Dhe ky Idrizi që është…, mora vesh mbrapa që është njeriu kryesorë për mbarëvajtjen e rregullit në qytetin e Tiranës, nuk pyeti fare, sikur po bëhej diçka krejt normale. Dhe po them që më ka bërë përshtypje. Unë sot kam ardhur në 10-të në stadiumin e Partizanit. Në çdo ndeshje tjetër vet policia sjell 2 furgona me policë kur nuk ka asnjë problem. Sot në ndeshjen e derbit, deri në orën 11:30 nuk ka pasur asnjë polic. Dhe ndoshta situata mund të kishte ikur edhe më keq, po fati, stafet tona u morën pak me zbutje e me gjëra të tjera që gjithçka shkoi në atë mënyrë.

Po ky Idrizi, nuk e di pse duhen të jetë në Policinë e Shtetit njerëz të tillë. Këtë herë falenderojmë Ilir Prodën dhe Filip Cakulin që u realizua kjo ndeshje. 10 minuta para kërkonte Tirana një shoqërim policie dhe me shumë të drejtë për futbollistat e vet. Ky përgjigjej në mënyrë rrugaçeje me stafet e Partizanit dhe me stafin e Federatës. Nuk e di si e ka mbiemrin ky Idrizi. Mora informacion dhe ky qenka nëndrejtori i rendit për Tiranën. Unë nuk e di, i bëj thirrje politikës, policisë, t’i shikojnë këto gjëra dhe të vendosin njerëz me karakter dhe me dinjitet, pasi ëhstë turp që një ndeshje aq e bukur, mund të shkonte në një degjenerim më të madh se sa ndodhi sot. Dhe siç e panë të gjithë, paqja ishte normale, mbaroi ndeshja dhe të gjithë në normalitet. Dhe policia po të kishte qenë më para, ky zotëri Idrizi, të merrte masat e veta dhe si në çdo ndeshje, 2 ditë para të flasin e komunikojnë.

E dini se çfarë është më e turpshmja? Kjo është më shumë edhe për të qeshur. Do të merrte sit ë pandehur personin e Federatës dhe të Partizanit që kanë qenë njerëzit më impenjativ për ta zhvilluar këtë ndeshje në paqe. Kjo ishte e turpshme fare.

Patjetër që duhet të bëhet një hetim dhe po ka hetim, ky Idrizi duhet… nuk e di, unë nuk jam as kryeministër e as ministër. Ky nuk duhet të jetë në rradhët e policisë, tipa të tillë, tipa të tillë si ky nuk duhet të jenë në rradhët e policisë. Njerëz mediokët, njerëz të paaftë, njerëz nuk e di çfarë të them më shumë.

Ore, stadiumi është bërë me normat e UEFA-s, i ka kaluar këto. Stadiumin e Partizanit ka ardhur UEFA e ka licensuar dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Nuk ka ardhur një Idriz për ta licensuar stadiumin. Janë të gjitha kushtet super modern. Biles investuam ditën e fundit, se ende nuk janë mbaruar fushat, që të bëhej e rruga sa më e mirë. Është e mbaruar kjo punë, është i licensuar ai stadium dhe siç e panë të gjithë tifozeritë, kaloi shumë mirë. Ej, nëqoftëse policia do të kishte marrë masat që në fillim, asnjë problem, zero problem do kishte.

Si fito Partizani, se fitoi Tirana, pak e rëndësishme, është festë e qytetit. Dhe të bëhet një organizim më serioz dhe nuk ka asnjë problem. Kjo është një rastësi që u bë prap në stadiumin e Partizanit, se ne e dimë se të tilla ndeshje zhvillohen në “Arenën Kombëtare” , “Air Albania, se nuk e di se si do e ketë prap emrin, ej bëhen atje ndeshjet. Do bëhet Europiani i U-17, po bëhen disa rregullime dhe Federata s’ka asnjë faj. Ne si Partizan biles kemi humbur financa për këtë ndeshje. S’është se kishim një dashuri të madhe për t’u bërë ndeshja tek ne. Por stadiumi i Partizani i plotëson të gjitha kushtet. Në qoftëse Policia e Shtetit dhe administrate e Partizanit dhe Federata merren vesh me njëri – tjetrin dhe qëndrojnë me këmbë në tokë, çdo gjë do të shkojë shumë mirë.

Ky Idrizi po e them edhe njëherë, më vjen turp që e përsëris, as nuk e njoh as nuk më njeh. Kam folur para 48 orësh, u mek në telefon, nuk e di se çfarë thoshte dhe as nuk jamë marrë më me të, është marrë drejtori i përgjithshëm i Partizanit, sekretari i përgjithshë dhe fati në fund fare që u mor kryetari i bordit, se po të mos ndërhynte ai, sot nuk e di se çfarë gjërash të pakëndshme mund të kishin ndodhur”, ka përfunduar presidenti i Partizanit.

 

Next Post
Parregullsitë për zgjedhjen e kreut të RTSH/ PS-PD bien dakord, nisin procedurat për shkarkimin e Këshillit Drejtues

Parregullsitë për zgjedhjen e kreut të RTSH/ PS-PD bien dakord, nisin procedurat për shkarkimin e Këshillit Drejtues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In