Pallati i sportit “Asllan Rusi” është rrethuar nga forcat e policisë për shkak të frikës së përplasjeve mes tifozëve pasi do të luhet derbi i basketbollit mes Partizanit dhe Tiranës.
Ky takim nuk do të ishte si gjithë të tjerat pasi fillimisht grupimi “Tirona Fanatics” dhe më pas “Ultras Guerrils” kishin konfirmuar pjesëmarrjen në derbin e basketbollit.
Dy tifozëritë ultras të klubeve të kryeqytetit në mungesë të një derbi në futboll kanë zgjedhur të japin përkrahjen e tyre në këtë sfidë basktebolli.