• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Derbi i ‘Madonninas’ në kohë pandemie/ “Djalli” kërkon të ngrejë krye, Inter me mungesa

by Java News
17/10/2020 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Derbi numër 226 i “Madoninas” mes Interit dhe Milanit ka marrë që tani përmasat e një sfide vendimtare. Sigurisht nuk do të përcaktojë se kush do të shpallet kampion dhe as nuk është ndeshja e fundit e sezonit, por do të japë një ide të qartë nëse zikaltrit janë vërtetë më të fortë se sezonin e shkuar dhe, rrjedhimisht, më pranë titullit, apo nëse kuqezinjtë janë rikthyer skuadra e dikurshme, e aftë për të gjunjëzuar edhe kundërshtarë të vështirë me prestigjin e një ekipi që vetëbesimin e ka patur armën më të fortë.

Interi vjen nga 2 fitore dhe një barazim në 3 ndeshjet e para, ka shënuar 10 gola, por ka pësuar 6. Ecuria ka qenë pozitive, megjithatë me gjithë respektin për Lazion, kjo është prova e vërtetë. Zikaltrit kanë triumfuar në 4 derbit e fundit, madje nuk dalin më trishtim nga “San Siro” në një duel kundër Milanit në kampionat që nga 31 Janari i 2016-ës.

Nuk ka qenë një periudhë e qetë për Antonio Conten, kjo për shkak se pandemia ka bllokuar emra të tillë si Bastoni, Skriniar, Naingolan, Gagliardini, Ashley Young dhe portierin Radu, për këtë arsye tekniku puljez do të rreshtojë në mesfushë Perisicin dhe Brozovicin, të cilët do t’i bashkohen Barellas, Vidalit e Hakimit në këtë repart, me dy “bomberat” përpara, Martinez e Lukaku.

Ka një shqetësim në lidhje me gjendjen e Sanchezit që ka pësuar një dëmtim muskulor me përfaqësuesen e Kilit.

Diçka më mirë situata e Koronavirusit te Milani: Ibrahimovic u shërua, ndërsa ende në izolim janë Duarte e Gabbia, megjithatë lajmi më i mirë është rikthimi i Romagnolit. Kapiteni pritet ta nisë titullar përkrah Kjaer, ndërsa Castillejo, që është në balotazh me Diaz, mund të jetë përkrah Calhanoglu e Saelemaekers pas krahëve të Ibras.

Periudha që po kalojnë 7 herë kampionët e Europës është më e mira e viteve të fundit kjo edhe për meritë të Stefano Piolit. Kuqezinjtë kanë fituar 3 sfidat e para në Serinë A dhe ndodhen në krye, janë kualifikuar në grupet e Europa League-s, teksa nuk dorëzohen që nga 8 marsi ndaj Genoas, përpara se të ndërpritej kampionati, nga ai çast 23 ndeshje pa u gjunjëzuar, ndër të cilat 19 kanë qenë fitore dhe 4 barazime.

Tashmë ka ardhur çasti për të kryer hapin e madh, nëse Milani fiton derbin pas më tepër se 4 vitesh, atëherë mund të ushqejë edhe ambiciet për trofeun më të rëndësishëm. Një supersfidë vërtetë magjike që të transmetohet si gjithnjë në mënyrë ekskluzive nga SuperSport këtë të shtunë në orën 18:00, “San Siro” edhe pse pa tifozë, do të ndizet në ekranet tuaja.

g.kosovari

Next Post
Ndërsa nazistët grekë shkojnë në burg, helmi i tyre vijon të qarkullojë i lirë

Ndërsa nazistët grekë shkojnë në burg, helmi i tyre vijon të qarkullojë i lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

“Duhen vetëm 46 bashki”, Mazniku: Kundërshtimet ishin të pritshme, nuk cenohet asnjë shërbim për qytetarët

September 1, 2026
Xi: OBSH ka krijuar me sukses një model për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha

Xi: OBSH ka krijuar me sukses një model për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha

September 1, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Jo vetëm në Dallas, Berisha njofton foltoren në New Jersey gjatë vizitës së tij në SHBA

September 1, 2026
Emri/ Partia Demokratike e Kosovës prezanton kandidatin e saj për kryeministër

“Fillimet s’i ka të mira”, kryetari i PDK për kandidaturën e Sejdiut: Po u zgjodh, të jetë president unifikues

September 1, 2026
Frika nga hakmarrja pas referendumit, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE

Frika nga hakmarrja pas referendumit, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE

September 1, 2026
Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

September 1, 2026
Fluks turistësh të huaj në Gjirokastër/ 500 mijë vizitorë në 7 muaj, vlerësojnë natyrën dhe mikpritjen

Turizmi në vjeshtë, mediat italiane: Vizitoni Shqipërinë!

September 1, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

U plagos një ditë më parë në aksident, 19-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

September 1, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

Temperaturat e larta, mjekja psikiatre: Ndikim te personat me çrregullime të humorit dhe bipolaritet

September 1, 2026
Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com