Policia e Tiranës ka arrestuar një person në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”. Arrestimi është bërë pasi i janë gjetur dy thika. Bëhet fjalë për të riun Indrit Banushi, të cilit i janë gjetur thikat teksa po hynte në stadium.
Derbi i kryeqytetit ka pasur rrezikshmëri vitet e fundit dhe policia ka marrë masa për parandalimin e tyre.
Kontrollet fizike kanë sjellë edhe gjetjen e armëve dhe ndalimin e personit që i zotëronte.