• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dera drejt së ardhmes së Gazës mbetet ende e mbyllur”, premtimet e Trump për rindërtimin të paplotësuara

by A R
20/05/2026 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gaza ndodhet në një gjendje të rëndë pasigurie më shumë se shtatë muaj pasi Donald Trump ndërmjetësoi marrëveshjen e armëpushimit… nuk ka nisur asnjë proces rindërtimi, i ashtuquajturi “Bordi i Paqes” po përballet me mungesë fondesh, ndërsa teknokratët palestinezë të zgjedhur për të administruar territorin janë lënë mënjanë në Egjipt.

Në një raport të dorëzuar më 15 maj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Bordi i Paqes deklaroi se “pengesa kryesore” për realizimin e planit të Trump për Gazën është refuzimi i Hamasit për të dorëzuar armët dhe për të hequr dorë nga kontrolli i territorit. Megjithatë, disa persona të njohur me situatën thanë se mungesa e financimeve mund ta rrezikojë seriozisht të gjithë projektin.

Nëntë vende premtuan 7 miliardë dollarë në paketën e parë të ndihmës për Gazën gjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes, të drejtuar nga Trump. Por, sipas burimeve për The Guardian vetëm Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Maroku kanë transferuar fonde deri tani.

Grupi ka marrë vetëm 23 milionë dollarë për funksionimin e tij, si dhe 100 milionë dollarë të tjera për krijimin e një force të ardhshme policore palestineze. Në total, kjo përfaqëson vetëm 1.75 dollarë për çdo 100 dollarë të premtuar.

OKB-ja ka vlerësuar se rindërtimi i Gazës do të kushtojë mbi 70 miliardë dollarë dhe do të zgjasë dekada.

Sipas pesë burimeve të njohura me organizatën, shprehen për The Guardian se disa shtete që fillimisht premtuan financime tashmë hezitojnë të paguajnë, për shkak të mungesës së progresit diplomatik dhe situatës së pandryshuar në terren.

“Vendet janë të pavendosura për të dhënë pjesën e tyre”, tha një diplomat i përfshirë në negociatat ndërkombëtare për Gazën. Një tjetër burim shtoi se lufta me Iranin ka shërbyer si justifikim për vonesat në pagesa.

“Askush që ka para dhe burime nuk dëshiron të punojë me Bordin e Paqes”, tha një person tjetër i afërt me projektin. “Konflikti me Iranin u ka dhënë donatorëve një arsye për të mos paguar.”

Diplomati bullgar Nickolay Mladenov, i ngarkuar me zbatimin e vizionit të Trump për Gazën si “përfaqësues i lartë”, pranoi javën e kaluar se palestinezët në Gaza janë zhgënjyer nga komuniteti ndërkombëtar.

“Dera drejt së ardhmes së Gazës mbetet ende e mbyllur. Kjo nuk është ajo që iu premtua palestinezëve dhe nuk është ajo që meritojnë”, deklaroi Mladenov në Jerusalem. Ai shtoi se ngërçi aktual rrezikon edhe sigurinë afatgjatë të Izraelit.

Në raportin drejtuar OKB-së, Mladenov u bëri thirrje vendeve donatore të japin fondet “pa vonesë”, duke theksuar se fondet e premtuara, por ende të pashpërndara, janë diferenca mes një plani në letër dhe ndihmës reale për popullin e Gazës.

Një zyrtar i lartë i Bordit mohoi se ka krizë urgjente financimi dhe insistoi se donatorët mbeten të angazhuar. Ai tha se Maroku, Bahreini dhe Emiratet kanë kontribuar për shpenzimet operative dhe trajnimin e një force policore palestineze.

Megjithatë, një tjetër burim për The Guardian mohoi që Bahreini të ketë transferuar para.

Trump premtoi gjithashtu 10 miliardë dollarë financim nga SHBA-të, por këto fonde ende nuk janë shpërndarë. Zyrtarët e Bordit nuk kanë bërë ende kërkesë formale për këto para, të cilat administrohen nga Jeremy Lewin, zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Aryeh Lightstone, këshilltar kyç për Lindjen e Mesme në administratat Trump, është personi kryesor që merret me sigurimin e financimeve për Bordin. Prej muajsh ai lëviz mes Tel Avivit, Abu Dhabit dhe Uashingtonit për të siguruar mbështetje për planin e Trump dhe për të diskutuar nevojat humanitare të Gazës me organizatat ndërkombëtare.

Ndërkohë, pjesë e shpenzimeve të Bordit janë edhe pagat për 12 palestinezë të zgjedhur për të drejtuar administratën civile të planifikuar për Gazën, të cilët aktualisht ndodhen në Egjipt në pritje të garancive të sigurisë dhe lejeve diplomatike për të hyrë në territor.

Sipas burimeve, ata paguhen mesatarisht 16 mijë deri në 17 mijë dollarë në muaj, ndërsa Mladenov pritet të përfitojë rreth 400 mijë dollarë në vit për rolin e tij drejtues.

Megjithatë, Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës nuk ka pasur asnjë ndikim real në jetën e palestinezëve brenda territorit.

“As edhe një shishe ujë nuk ka hyrë në Gaza nën flamurin e këtij komiteti që nga janari 2026”, tha një burim i afërt me grupin.

Kur marrëveshja e armëpushimit u arrit tetorin e kaluar, kritikët paralajmëruan se ajo ishte shumë e paqartë për çështje të ndjeshme si rindërtimi, qeverisja dhe siguria e Gazës.

Marrëveshja parashikonte krijimin e një force ndërkombëtare sigurie, rindërtim të territorit, rritje të ndihmës humanitare, çarmatosjen e Hamasit dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite.

Por më shumë se gjysmë viti më vonë, nuk ekziston asnjë forcë ndërkombëtare dhe as ndonjë plan konkret për krijimin e saj. Forcat izraelite vazhdojnë të kontrollojnë mbi gjysmën e Gazës dhe kufizojnë hyrjen e ndihmave jetike si ushqimi dhe ilaçet.

Shumica e të mbijetuarve jetojnë ende në kampe të improvizuara dhe në kushte të rënda higjienike. Uria është përhapur gjerësisht, shkollat mbeten të mbyllura, mungon uji i pijshëm dhe sistemi shëndetësor është paralizuar nga dëmtimet dhe mungesa e personelit e furnizimeve.

Ndërkohë, Trump dhe bashkëpunëtorët e tij kanë folur për një të ardhme krejt ndryshe për Gazën, duke e përshkruar si një qendër moderne turizmi dhe tregtie me aeroporte, porte detare dhe “qytete inteligjente” të drejtuara nga inteligjenca artificiale.

“Le të planifikojmë për një sukses katastrofik”, deklaroi Jared Kushner para donatorëve në Davos në janar.

Megjithatë, deri tani nuk ka nisur asnjë projekt i rëndësishëm rindërtimi, madje as në zonat që kontrollohen plotësisht nga ushtria izraelite.

Disa kompani kanë paraqitur oferta për pastrimin e rrënojave, sigurinë dhe ndërtimin e kampeve, por ende nuk kanë marrë kontrata.

“Asgjë nuk ka ndodhur. Nuk kanë nisur as largimin e rrënojave”, tha një burim tjetër.

Mladenov pranoi se të dyja palët kanë shkelur armëpushimin, por vazhdoi të fajësojë Hamasin për mungesën e progresit, duke insistuar se grupi duhet të dorëzojë armët për të hapur rrugën e rindërtimit.

Në lojë është e ardhmja e më shumë se 2 milionë palestinezëve në Gaza, shumica e të cilëve janë të zhvendosur dhe përpiqen të rindërtojnë jetën pas një lufte që është cilësuar si gjenocid nga një komision i OKB-së, organizata të të drejtave të njeriut dhe studiues të gjenocidit.

Një burim i afërt me Bordin paralajmëroi se edhe nëse Hamasi do të pranonte çarmatosjen, organizata nuk do të ishte në gjendje të siguronte ndihmën në shkallën që kërkohet.

Një zyrtar i lartë i Bordit kundërshtoi këtë vlerësim.

“Ne jemi më shumë se të përgatitur dhe nuk do të dështojmë.”

Next Post
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

PD kundër kalendarit të Kuvendit, Bardhi: Po e mbushni me projektligje që kalojnë pa debat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Koreja, dëshmi se historia ka rëndësi. Shqipëria në një rrugë të vështirë, por drejt BE

Rama: Koreja, dëshmi se historia ka rëndësi. Shqipëria në një rrugë të vështirë, por drejt BE

May 20, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

May 20, 2026
“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

May 20, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

May 20, 2026
Berisha: Kongresi Botëror i Ligjit nuk mbulon korrupsionin në Shqipëri

Berisha: PD do zbatojë çdo rekomandim në Komisionin e Reformës Elektorale

May 20, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Kavajë, arrestohen 9 persona, 3 në kërkim

May 20, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

Trumpi e ka mbërthyer prej fyti Partinë Republikane, por..

May 20, 2026
Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Mbi 40 studentë nga Tirana u ndaluan në Shkup, Bardhi: Ky s’është kontroll kufitar, por pengmarrje shtetërore

May 20, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Zëvendësim i masës së sigurisë, caktohet dita kur do të merret vendimi për Beqajn

May 20, 2026
Përplasi policët në gjendje të dehur, gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës

Përplasi policët në gjendje të dehur, gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In