• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

by A R
20/05/2026 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në jug të Libanit, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë. Mes viktimave raportohet se ka gra dhe fëmijë, ndërsa dhjetë persona u vranë në një sulm të vetëm që goditi një banesë në qytetin Deir Qanoun.

Sipas autoriteteve libaneze, në sulm mbetën të plagosur edhe disa persona të tjerë, mes të cilëve edhe një vajzë të mitur. Ndërkohë, në rajonet Nabatieh dhe Tyre, sulme të tjera ajrore shkaktuan nëntë viktima dhe dhjetëra të plagosur.

BBC shkruan se përplasjet mes Izraelit dhe grupit militant Hezbollah vazhdojnë pavarësisht marrëveshjes për zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Dy palët pritet të rikthehen në tryezën e bisedimeve në fillim të muajit qershor, por situata në terren mbetet e tensionuar.

Izraeli deklaron se objektiv i operacioneve ushtarake është Hezbollah, organizatë e mbështetur nga Irani, ndërsa Libani akuzon ushtrinë izraelite për goditje që kanë prekur rëndë civilët.

Nga ana tjetër, Hezbollah njoftoi se luftëtarët e tij janë përballur me forcat izraelite në zonën e Haddatha-s dhe pretendoi se ka shkatërruar një tank izraelit. Grupi gjithashtu tha se ka sulmuar pozicione ushtarake izraelite dhe sisteme të mbrojtjes ajrore “Iron Dome” pranë kufirit verior të Izraelit.

Ushtria izraelite konfirmoi gjithashtu vdekjen e një ushtari gjatë përleshjeve në jug të Libanit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, numri total i viktimave nga sulmet izraelite që prej nisjes së konfliktit në mars ka kaluar mbi 3 mijë persona.

Situata në kufirin Izrael-Liban vijon të mbetet e paqëndrueshme, ndërsa frika për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në rajon vazhdon të rritet.

Next Post
“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

August 28, 2026
Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”

Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”

August 28, 2026
Zjarret në Vranisht, banori: Më janë djegur mbi 50 koshere, kërkoj dëmshpërblim

Zjarret në Vranisht, banori: Më janë djegur mbi 50 koshere, kërkoj dëmshpërblim

August 28, 2026
RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë

RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë

August 28, 2026
Plas skandali i spiunazhit në Kinë, u ‘prihet koka’ dy gjeneralëve, njëri akuzohet se i dha sekrete bërthamore SHBA-ve!

Plas skandali i spiunazhit në Kinë, u ‘prihet koka’ dy gjeneralëve, njëri akuzohet se i dha sekrete bërthamore SHBA-ve!

August 28, 2026
Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com