• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Deputeti Rugova: Në UÇK, 70 për qind e luftëtarëve ishin nga LDK-ja

by Java News
25/04/2018 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se 70 për qind e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë pjesë e partisë së tij, derisa ka shtuar se Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Bujar Bukoshi më shumë mjete u ka ndarë grupit të LPK-së sesa grupit të LDK-së, FARK-ut. “Qeveria e Kosovës thjesht ka financuar të dy krahët, bile më shumë krahun e LPK-së sesa atë institucional. Luftën e bëri UÇK-ja, por të kujt ishin Ahmet Krasniqi, Agim Ramadani, Tahir Zemaj, Ukë Bytyçi e Blerim Kuçi”, ka thënë Rugova për pjesëtarët e FARK-ut në luftën e fundit.

“70 për qind e ushtarëve të UÇK-së ishin të LDK-së. Nëpër gjykimet e Hagës ndaj ushtarakëve të UÇK-së, kemi incizime që ata thonë se 70 për qind e ushtarëve kanë qenë me LDK-në”, ka shtuar Rugova.I pyetur për tetë milionë markat për të cilat është debatuar së fundmi, Rugova është shprehur i sigurt se Qeveria Bukoshi Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së e financoi me 20 milionë marka.“Qeveria Bukoshi në vitin 2000 ka dalë me raport të saktë para Kuvendit të Kosovës dhe ka raportuar. Por po shihet ku kanë shkuar mjetet e Fondit Vendlindja Thërret”, ka thënë Rugova.“Jo vetëm 8 milionë, por vlerësohet se mbi 20 milionë Qeveria Bukoshi ia ka ndarë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, ka thënë Rugova kur është pyetur për ndarjen e tetë milionë markave.“Kam miq të afërm dhe këtë të gjithë e dinë”, ka thënë ai për ndarjen e fondeve.

Rugova veç të tjerash, ka folur edhe për tryezën e organizuar nga partia e tij për rrëzimin e qeverisë së Haradinajt, të cilën ai e ka quajtur si më të keqen që prej vitit 1945.

Edhe pse ka thënë se nesër nuk pret që të ketë ndonjë datë për zgjedhjet e reja, për deputetin Rugova është me rëndësi që partitë politike të vijnë në konkludim se Kosova është përfshirë në një krizë institucionale dhe politike.

“Kjo qeveri është më e keqja që prej vitit 1945. E lejuam Haradinajn që të kalojë 250 ditë, urojmë që kjo logjikë e tillë qeverisëse që është duke e fundosur perspektivën e Kosovës të mos vazhdojë”, ka thënë Rugova.

 

“LDK-ja disa javë e ka artikuluar dhe analizuar në detaje këtë hap të domosdoshëm. Tani kemi një qeveri me logjikë ballkanike për qeverisje në koalicion, hapa politik që e kanë dëmtuar imazhin e Kosovës në dhjetorin e vitit të kaluar dhe marsin e këtij viti e kanë dëmtuar marrëdhëniet me vendet mike”, ka thënë ai për tryezën e nesërme.

“Ka rëndësi që të fillojë dialogu mes spektrit politikë, ka rëndësi që të ulen gjakrat dhe të dilet me një konkludim që vendi është në një krizë institucionale dhe politike, që qeveria nuk i ka më numrat dhe që duhet të gjendet një zgjidhje për krizën që ka kapluar vendin”, ka shtuar ai.

I pyetur nëse mocionin për rrëzimin e qeverisë së Haradinajt do ta votonte edhe Teuta Rugova, deputeti Rugova ka thënë se e bija e ish-presidentit do të votojë konform qëndrimeve të LDK-së.

“Teuta Rugova është deputete e LDK-së, ajo ka votuar konform qëndrimeve të LDK-së. Ajo në asnjë moment nuk ka votuar për këtë koalicion qeverisës. Nga informatat që i kam, Teuta Rugova nuk merr vendim jashtë qëndrimit zyrtar të LDK-së. Ne jemi 27 deputetë kompaktë. Është qëndrim i LDK-së që të shkojmë konform procedurave ligjore”, ka thënë Rugova, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
‘Furtunë’ para negociatave, “peshq të mëdhenj” në pranga dhe konfiskim pasurish

'Furtunë' para negociatave, "peshq të mëdhenj" në pranga dhe konfiskim pasurish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In