• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti Bushati: Votimi elektronik? Opozita kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve ’17

by Java News
19/01/2017 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për socialistët, kërkesa e PD-së për votim elektronik tregon mungesën e besimit që opozita ka ndër anëtarët e saj që e përfaqësojnë në komisione votimi dhe numërimi. Deputeti Ervin Bushati thotë se më këtë kërkesë opozita po kërkon një alibi për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve të 18 qershorit. Në një reagim për “Shqiptarja.com” Bushati tha se qytetarët nuk mund të sigurohet se çfarë ndodh me votën e tyre brenda pajisjeve elektronike.

“Çfarë ka ndodhur me PD që nuk ka më besim, dhe do të përjashtojë nga procesi zgjedhor të gjithë: komisionerët, numëruesit dhe gjithë anëtarësinë e vet? Si do mund të besojnë më shumë kompjuterët sesa mbështetësit e tyre? Komike si situatë!

Si do t’i përgjigjet merakut të qytetarëve: “Farë ndodh me votën time brenda atyre pajisjeve?””,-thotë Bushati. Në vijim të reagimit të tij, deputeti socialist thotë se votimi elektronik nuk është më i besueshmi, dhe kontestimi i rezultatit zgjedhor në këtë mënyrë mund të jetë më i madh. “Përdorimi i votimit elektronik jo domosdoshmërisht krijon besim.

Përkundrazi, ai kërkon besim paraprak në administrimin e zgjedhjeve nga të gjithë aktorët e përfshirë, në mënyrë që të zbatohet me sukses. Pa u adresuar plotësisht të gjitha sfidat, ato munden madje ta dobësojnë besimin e publikut te rezultatet e zgjedhjeve të dala nga një proces elektronik”,-thotë deputeti socialist.

Ervin Bushati thërret në ndihmë në këtë rast edhe argumentet e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë. “Edhe kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt shprehet qartë: se nuk ka kohë të mjaftueshme për aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet e 18 qershorit, pasi votimi elektronik është një proces shumë kompleks”,-shprehet Ervin Bushati.

Në përfundim të mendimit të tij politik, deputeti socialist i Tiranës thotë se opozita tashmë po izolohet dhe se alibia për të justifikuar humbjen nuk dihet saktësisht se nga kush kërkohet. Po ashtu, Bushati përmend me ironi edhe nevojën e opozitës për përkthyes, duke rikujtuar debatin e gabimeve në përkthim me ligjin e vettingut. “Duket se rrethi i izolimit të opozitës po ngushtohet.

Ajo që nuk kuptoj është se kush po e kërkon në të vërtetë alibinë për humbjen e pashmangshme të Qershorit 2017: Opozita, Partia Demokratike apo vetëm Lulzim Basha?! Opozita kërkon përkthyes. Opozita kërkon alibi”,-përfundon Ervin Bushati, deputeti socialist i Tiranës. Prej ditësh opozita po artikulon me këmbëngulje qasjen politike se, nëse nuk do të përdoret votimi elektronik, zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit nuk do të jenë të lira dhe të ndershme, duke krijuar shtratin e një qëndrimi të mundshëm të mos njohjes së rezultatit zgjedhor.

ma.me
Next Post
Mandati i Totozanit në fund, Kuvendi çel procedurat për zgjedhjen e Avokatit të ri

Lista me emrat/ 14 kandidatë për Avokatin e Popullit, figurat që spikasin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In