• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista me emrat/ 14 kandidatë për Avokatin e Popullit, figurat që spikasin

by Java News
19/01/2017 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidatët për postin e Avokatit të Popullit kishin dje afatin e fundit për aplikimet, ndërkohë që kanë 14 emra që hyjnë në garë si pasardhës të Igli Totozanit. Mes 14 aplikantëve bien në sy edhe emrat e zyrtarëve të lartë si ai i Genc Gjonçaj, i cili aktualisht është sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, si dhe përfaqësues i PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu, mes kandidatëve është edhe ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi, e cila vetëm prej pak ditësh u emërua drejtoreshë në Kuvend. Ndërkohë, Igli Totozani kandidon sërish për postin që mban aktualisht në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. Juristë të njohur kanë dorëzuar aplikimet pranë sekretares së përgjithshme të Kuvendit, për t’u bërë pjesë e garës, ndërsa pritet që emrat të kalojnë në seancë dëgjimore dhe të bëhet verifikimi i përmbushjes së kritereve në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Në fazën e parë kishin aplikuar vetëm tre kandidatë për këtë post e kjo sipas
socialistëve në Komisionin e Ligjeve kishte ndodhur për shkak se njoftimi i bërë nga shërbimi i Kuvendit nuk ishte i mjaftueshëm dhe sipas Ulsi Manjës, shumë persona nuk kanë mundur të bëhen pjesë e procesit.

Në fund të dhjetorit 2016, më datë 28, Komisioni i Ligjeve vendosi që të rihapë procesin e aplikimeve për Avokatin e Popullit për një periudhë 20-ditore. Fillimisht Kuvendi i Shqipërisë shpalli të hapur garën për Avokatin e ri të Popullit të Shqipërisë në shtator të vitit të kaluar. Në faqen zyrtare
të Kuvendit u ftuan të merrnin pjesë në garë për Avokat të Popullit të Republikës së Shqipërisë çdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kushtet e parashikuara në nenin 3, të ligjit nr.8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar. Ndër kriteret kryesore për t’u bërë pjesë e garës është që
kandidati të jetë shtetas shqiptar. Bashkëlidhur kërkesave për dokumentacion, kandidatët duhet të firmosin para emërimit në detyrë dy deklarata mbi faktin nëse janë pjesë e partive politike dhe lidhur me konfliktin e interesave. Dokumentet dhe afati i paraqitjes së kandidatëve bëhet brenda 30 ditëve nga shpallja e këtij njoftimi.

Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit janë: Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte: a): të jetë shtetas shqiptar. b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit; c): të shquhet për aftësi profesionale dhe
figure të pastër etiko-morale; ç): të mos jetë dënuar penalisht. d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit, që bën propozimin a zgjedhjen e tij. Kandidatëve u kërkohej vërtetim i
gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht, plotësim dhe nënshkrimi i formularit vetëdeklarimi, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që
zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, deklaratë që kandidati nuk është anëtar i partive politike, deklaratë që kandidati nuk është në konflikt interesi.

KANDIDATËT DUHET TË PARAQESIN DOKUMENTET ZYRTARISHT PRANË SEKRETARISË SË KUVENDIT TË SHQIPËRISË. DOKUMENTET DUHET TË PËRMBAJNË:
· Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur.
· CV-në, numër kontakti tel/email.
· Fotokopje e kartës së identitetit.
· Librezë pune e noterizuar.
· Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë universitar/ studime pas universitare/të noterizuara.
· Vërtetim të gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht.
· Plotësimi dhe nënshkrimi i formularit të vetëdeklarimit, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/
2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”.
· Deklaratë që kandidati nuk është anëtar i partive politike.
· Deklaratë që kandidati nuk është në konflikt interesi.

KANDIDATËT PËR AVOKATIN E POPULLIT
1- Lefterie Luzi
2- Genc Gjonçaj
3- Igli Totozani
4- Jordan Daci
5- Erinda Ndroqi
6- Gëzim Gjana
7- Denar Veshi
8- Anton Lleshaj
9- Altin Goxhaj
10- Adrian Licaj
11- Mimoza Gjika
12- Holta Aliaj
13- Zhaklina Peto
14- Suzana Pasho Hoti

ma.me

Next Post
Elton Deda fshikullon telenovelat: Kurrë mos i telefono mamasë kur jepet “Fate të Kryqëzuara”!

Elton Deda fshikullon telenovelat: Kurrë mos i telefono mamasë kur jepet “Fate të Kryqëzuara”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Skandal, as në Gaza nuk ka kështu!”- Korreshi publikon pamjet nga Njësia Administrative Ballagat: jam i shokuar, a merret shërbimi në këto kushte?!

“Skandal, as në Gaza nuk ka kështu!”- Korreshi publikon pamjet nga Njësia Administrative Ballagat: jam i shokuar, a merret shërbimi në këto kushte?!

August 31, 2026
Mbytja e vogëlushes në rrjedhën e lumit Drin, prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave!

Mbytja e vogëlushes në rrjedhën e lumit Drin, prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave!

August 31, 2026
“I vetëdijshëm për barrën”- Kriza në Kosovë, Kurti-Abdixhiku gjejnë kandidatin për President! Bekim Sejdiu: Do i shërbej vendit me devotshmëri!

“I vetëdijshëm për barrën”- Kriza në Kosovë, Kurti-Abdixhiku gjejnë kandidatin për President! Bekim Sejdiu: Do i shërbej vendit me devotshmëri!

August 31, 2026
Italia dhe Spanja zgjasin pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit për 15 ditë

Italia dhe Spanja zgjasin pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit për 15 ditë

August 31, 2026
BE shtrëngon rregullat për ChatGPT/ OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT/ OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

August 31, 2026

Pekini në alarm nga përmbytjet/ Rrëshqitjet bllokojnë dy lumenj, liqeni i ri kërcënon Kinën dhe Nepalin

August 31, 2026
Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

August 31, 2026
20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, Rama: S’do jenë nëpër klasa, por vetëm ambiente të përbashkëta

20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, Rama: S’do jenë nëpër klasa, por vetëm ambiente të përbashkëta

August 31, 2026
Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

August 31, 2026
VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com