• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Deputetët shqiptarë, akuza se ushtrojnë dhunë në familjet e tyre. E zbulon gjyqtari Bocaj

by Java News
25/11/2023 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji është ashpërsuar dhe e dënon vrasjen në familje deri me burg të përjetshëm, dhe ku shërbimet e specializuara në nivel vendor duhet të ofrojnë ndihmë për të mbijetuarat, ka ende sfida të pa përmbushura. Një ndër to, punësimi i grave.

Gjyqtari Adriatik Bocaj, i cili ka shpallur qindra urdhra mbrojtjeje, ka dhënë statistika në podcast-in “Fol me Anila Hoxhën” këtë të shtunë në Top Albania Radio.

“Dhuna në familje ka të bëjë me këtë që nuk varet se nga vjen, kush je, çfarë arsimi ke, çfarë statusi ke, ke lekë, s’ke lekë, i varfër, e të gjithë me radhë. Dhuna në familje ekziston aty. Është ndërmjet dy njerëzve, ndërmjet prindërve- fëmijëve, burrit -gruas e të gjitha. Kemi pasur raste të deputetëve në parlament që kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortëve të tyre. Në këto raste ne flasim pa emra. Emrat ekzistojnë në gjykatë, janë vendimet që janë të pasqyruar. Në momentin që është dhënë urdhri i mbrojtjes ata kanë qenë deputetë të parlamentit të Shqipërisë. Madje në një rast më tha: Jam deputet- dhe i thashë- edhe pastaj se je deputet. Ligji është i barabartë për të gjithë. Nëse vërtetohet se ti ke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes do të zbatohet ligji si për të gjithë të tjerët. Dhe ‘de Facto’ urdhri i menjëhershëm brenda 24 orëve u dha. Por çudia më të madhe ishte se në seancën e vërtetimit, gruaja vjen dhe kërkon të mos miratohet urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes sepse ne jemi të rregulluar. Nuk ka më dhunë”, zbulon gjyqtari Bocaj.

E pyetur nga gazetarja Anila Hoxha nëse deputetët kanë imunitet edhe kur ushtrojnë dhunë në familje ai sqaroi se: “Ky ligj kalon përtej asaj që ne e quajmë imunitet. Ne nuk marrim parasysh ke imunitet apo jo. Nuk e përjashton ligji. Në rastet kur s’ka dëshmitarë, kur s’ka prova të tjera, atëherë unë ndjek një praktikë atë të kqyrjes së jashtme të viktimës, e jep urdhrin e mbrojtjes edhe me bindjen e vet edhe nëse prova të dukshme nuk ka, por nga shpjegimet e palëve dhe nga mënyra sesi flasin dhe acarohen në seancë gjyqësore krijon atë bindje se ka dhunë dhe ne e japim urdhrin e mbrojtjes”.

Sipas gjyqtarit, Adriatik Bocaj vetëm për këtë vit 2327 gra kanë marrë urdhra mbrojtjeje të menjëhershme nga policia. Por ndërkohë që gjyqtarët japin vendime që më pas sjellin përfshirjen në mekanizëm të të dhunuarës në gjykimin penal gratë tërhiqen. Arsyen se pse nuk ndodh kjo, e shpjegon gjyqtari.

“Gratë zakonisht janë të lidhura nga ana ekonomike nga të ardhurat që realizon burri dhe ky është ndër shkaqet përse tërhiqen, në rastin kur ka dhunë. Ose kemi raste të tjera që stimulojnë për shkak të mungesës së të ardhurave për të përfituar të ardhura dhe për të përfituar të ardhurat që bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion që janë 90 mijë lekë të vjetra për person. Zakonisht kjo është e pjesës vulnerabël. Pjesa vulnerabël e përdor këtë gjithmonë për të marrë këto të ardhura”.

Në 30 vite karrierë ka një ngjarje që gjyqtari e mban në kujtesë pasi fatkeqësisht përfundoi në vrasjen e gruas së dhunuar pavarësisht se ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Është një rast në periferi të Tiranës. Gruaja vjen në gjykatë për urdhër mbrojtjeje. Ajo është e dhunuar nga një burrë alkoolist. Ai nuk punon, i cili gjithë jetën ka ushtruar përveç dhunë psikologjike ka ushtruar edhe dhunë fizike. Me gjithë presionet të shumta që më shpjegonte në seancë të njerëzve të burrit që i bënin asaj dhe fëmijëve ajo ishte e vendosur për urdhrin e mbrojtjes. Dhe gjykata ia dha për një vit. Më ka mbetur në mendje sepse është një gjykim tepër i vështirë. Të dyja palët pretendonin dhunë ndaj njëri-tjetrit. Gjykata vendosi të jepte urdhër mbrojtjeje për të dy sepse njëri jetonte në kat të dytë, njëri në kat të parë. Por cili ishte momenti i dhimbshëm. Sepse ne që merremi me këtë punë gjëja e parë që shikojmë themi kur ndodhin ngjarje të tilla themi “ore këtë urdhër mbrojtjeje si e kam dhënë”. Gjëja e parë që shikoj është “a e kam dhënë drejtë apo mos ka mangësira”. Kërkon të përgjigjesh një pyetjeje “more pse nuk e zbatojnë këtë vendim këta që kanë për detyrë ta zbatojnë?”./tch

Next Post
Horoskopi javor nga Paolo Fox: Shenja që do të mbetet “trokë”

Horoskopi ditor, e dielë 26 nëntor 2023: Çfarë thonë yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Tjetër aksident në Shqipëri brenda pak orësh, dy mjete përplasen në Shkodër, tre të plagosur

April 22, 2026
Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, policia arreston autorët, dy të tjerë shpallen në kërkim

Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, policia arreston autorët, dy të tjerë shpallen në kërkim

April 22, 2026
U larguan 500 mijë shqiptarë? Rama në Greqi: Kemi kaluar 50 vjet izolim, ikja është normale, por edhe po kthehen!

U larguan 500 mijë shqiptarë? Rama në Greqi: Kemi kaluar 50 vjet izolim, ikja është normale, por edhe po kthehen!

April 22, 2026
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, PDK: Qeveria u zotua se do ta themelonte Asociacionin

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, PDK: Qeveria u zotua se do ta themelonte Asociacionin

April 22, 2026
Seanca në GJKKO, avokatët e Veliajt: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

Pas Administratives, Veliaj kërkesë edhe GJKKO-së: Seancat gjyqësore të transmetohen live, është detyrim

April 22, 2026
Rama sqaron ‘ngërçin’ me pronat: Problem shqiptar, nuk lidhet me pakicën greke!

Rama sqaron ‘ngërçin’ me pronat: Problem shqiptar, nuk lidhet me pakicën greke!

April 22, 2026
“Qeveria ka braktisur reformat”, Bardhi dhe Tabaku takohen me zv.Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Itali

“Qeveria ka braktisur reformat”, Bardhi dhe Tabaku takohen me zv.Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Itali

April 22, 2026
Gjykimi i krerëve të UÇK në Hagë/ Rama tregon çfarë i tha Trump: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish

Gjykimi i krerëve të UÇK në Hagë/ Rama tregon çfarë i tha Trump: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish

April 22, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Aksident në Thumanë/ Përplasen dy automjete, humb jetën drejtuesi

April 22, 2026
Rama në Forumin e Delphi-t: Ballkani nuk është i harruar, jemi në kohët më të mira!

Rama në Forumin e Delphi-t: Ballkani nuk është i harruar, jemi në kohët më të mira!

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In