• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët që shkojnë pas një sekseri

by Mero Baze
13/09/2023 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gazmend Bardhi është një profil e lartë politik në opozitë. Mund të ishte dhe më i lartë, nëse do të ishte I qartë në ambicien e tij për të qenë drejtues i një fraksioni opozitar. Por ai zgjodhi të ishte numri 2 tek Basha, por një zë më I fort dhe më radikal se Basha kundër Berishës. E gjitha kjo derisa Basha u tërhoq për ti hapur rrugën dhe tërheqjes së Berishës.

Por me sa duket periudha midis tërheqjes së Bashës dhe rikthimit të tij ka qenë periudhë reflektimi dhe për Bardhin. Dhe duket qartë se ai ka hyrë në një lloj marrëveshje me Berishën qysh para zgjedhjeve të 14 Majit, proces të cilin ai e paralizoi tërësisht duke mos lejuar PD të kandidonte, dhe duke I hapur rrugë vetëm kandidatëve të Berishës. Ata pak kandidatë që Alibej kandidoi dhunshëm, ai I masakroi duke I lënë pa financa pa mbështetje strukturash dhe duke I etiketuar në publik si përçarës të opozitës, ndërkohë që financoi me lekët e PD Foltoren e Berishës.

Pas zgjedhjeve kjo u bë dhe më e qartë.
Gazmend Bardhi ka zgjedhur të negocioj fatin e tij të ardhshëm me Berishën, pasi rikthimi I Bashës me sa duket I nuk I lë hapësirë për të qenë më një aspirant për lider në PD.
Deri këtu gjithçka është në rregull. Është në rregull që ai të shkoj dhe tek Berisha dhe të bëj Pazar me të për çfarë mund.

Ajo që nuk kuptoj unë janë deputetët që e ndjekin pas Gazmend Bardhin.
Një deputetë I opozitës, në këtë gjendje që është opozita, është I lirë të shkoj dhe me Berishën dhe me Bashën dhe të rrij I pavarur. Por është komplet alogjik që një turmë deputetësh të shkojnë pas një sekseri. Se tani Gazmend Bardhi është thjesht sekser, që negocion fatin e tij tek Berisha duke I treguar një turmë deputetësh pas tij.

Po ata çfarë duan pas Gazit?
Nëse duan të shkojnë tek Berisha ata shkojnë personalisht tek Berisha, shkojnë regjistrojnë emrin dhe kaq.
Nëse duan të rinë tek Basha po ashtu. Po të shkojnë me ndërmjetës tek Berisha është qesharake, dhe I bën ata njerëzit më  banal të politikës shqiptare, të cilët mirë që nuk kuptojnë se çfarë po ndodh rreth tyre, por nuk kuptojnë as se çfarë po ndodh me ta, dhe si po keqpërdorën.

Liria e tyre për të zgjedhur Bashën, Berishën apo të qëndruarit të pavarur, nuk ka pas negociohet nga Gazmend Bardhi. Atij u dihen si numra ti tregoj Berishës se vjen me “pajë me vete” por ata nuk kanë pse zbukurojnë sepeten e pajës së Gazmend Bardhit, pasi formalisht janë akoma deputetë të zgjedhur nga populli dhe jo deputetë të përzgjedhur nga Bardhi.

Gazmend Bardhi nuk po sillet si mbështetës I Bashës apo Berishës, por thjeshtë po merr nga Basha e po shet nga Berisha, për llogari të tij. Dhe mirë bën, derisa gjen këta budallenjtë që rijnë në resht si rosakë pas tij.
Se deputetë që janë servilë liderësh kemi parë dhe dëgjuar, por deputetë që janë servilë sekserësh është tepër.

Next Post
Babë e bir “tërbuan” prokurorët italianë për dy vite: Dingo e Gipsy “fundosin” shqiptarin tjetër të bandës së drogës

Babë e bir “tërbuan” prokurorët italianë për dy vite: Dingo e Gipsy “fundosin” shqiptarin tjetër të bandës së drogës

Comments 1

  1. Gimmast Sadiki says:
    3 years ago

    U mbars mali,
    Polli një mi,
    Na e quanin,
    Gazmenda Bardhi,
    Një kuçkë në jetë,
    Më shumë n’politikë
    Prostitutë hesapi,
    N’semafor tuj pritë
    Kush ma shumë Ti japi,
    Paret n’llogari,
    Ai ka për t’fitu
    Benefitet e tijë……

    Reply

Leave a Reply to Gimmast Sadiki Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pretendimet se kryebashkiaku është me HIV/AIDS, reagon bashkia e Gjirokastrës: Akte dezinormimi, të nisin hetimet

Pretendimet se kryebashkiaku është me HIV/AIDS, reagon bashkia e Gjirokastrës: Akte dezinormimi, të nisin hetimet

April 18, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 19 prill 2026

April 18, 2026
Gjykata shfuqizoi përjashtimet e deputetëve të PD, Balla: Lajthitje, ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit

Gjykata shfuqizoi përjashtimet e deputetëve të PD, Balla: Lajthitje, ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit

April 18, 2026
Berisha viziton qytetarin e lënduar në protestë: Filmoje pak, filmoje! E kanë goditur si kafshë

Berisha viziton qytetarin e lënduar në protestë: Filmoje pak, filmoje! E kanë goditur si kafshë

April 18, 2026
Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit: Do të jetë nën kontroll të rreptë derisa të hiqet bllokada amerikane

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit: Do të jetë nën kontroll të rreptë derisa të hiqet bllokada amerikane

April 18, 2026
“45 molotovë”, Policia jep detaje: Arrestuam 11 protestues, Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja procedohen penalisht

“45 molotovë”, Policia jep detaje: Arrestuam 11 protestues, Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja procedohen penalisht

April 18, 2026
Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë, duan rikthim në Bashkimin Europian

Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë, duan rikthim në Bashkimin Europian

April 18, 2026
Rama në Barcelonë për samitin e demokracisë, takohet me Sánchez

Rama në Barcelonë për samitin e demokracisë, takohet me Sánchez

April 18, 2026
DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli

DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli

April 18, 2026
Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In