• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët që po ikin gjithë gëzim nga Parlamenti

by Mero Baze
23/03/2023 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dy deputetë të “Foltores” së Berishës, Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi e kishin sot ditën e fundit në Kuvend. Të dy do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit në dy bashkitë kryesore të vendit, Tiranë dhe Elbasan.

Vendimi i tyre është një gjest politik për t’u përshëndetur, për t’u larguar nga një mjedis ku nuk ka më perspektivë politike dhe ku identifikimi me Sali Berishën, është një plagë që do t’i mundojë gjatë.

Vendimi për bërë betejën e tyre nuk buron aq shumë nga shpresa që zgjon ndonjë fitore e mundshme në bashki, por më shumë nga dëshira për t’i ikur Parlamentit, ku tani pas humbjes së betejave dhe për vula e sigla, ata thjesht identifikohen si dy njerëz të Berishës.

Krahasuar me Partinë Demokratike zyrtare, ku ka më shumë deputetë dhe askush nuk merr guximin të garojë, fjala vjen në Tiranë, Durrës apo Elbasan, gjesti i dy deputeteve të Foltores është një akt politik i rëndësishëm, që do t’i lërë ata në një periudhë më afatgjatë në politikë.

Shkatërrimi i Partisë Demokratike për shkak të Sali Berishës dhe axhendës së tij personale, tani nuk është një hall vetëm i PD, por dhe i secilit deputet që bën pjesë aty dhe që përpiqet të notojë në këto kohë duke u përpjekur të mos bëhet pis nga Berisha.

Nga ana tjetër ideja për të mos qenë politikisht aktiv në këto kohë, me shpresë që të bëhen të gjallë kur të qetësohen ujërat, tregon se çfarë stofi jopolitik kanë shumica e deputetëve të PD.

Kjo betejë nxjerr në sipërfaqe ata njerëz që kanë vetëdije politike në PD dhe ata që janë aty për të marrë rroga. Beteja do të provojë sa vlen secili, por aty më shumë vlerë ka një politikan që merr dhe pesë për qind, se sa ata që fshihen nga beteja.

Edhe më qesharake janë idetë që PD të kandidojë vetëm për këshillat bashkiake, pa nxjerrë kandidatë, me shpresë se mund t’i kërkojnë llogari Berishës më 15 maj pse humbi. Po ata Berisha nuk i llogarit që janë gjallë sot, që kanë dhe vulë, e jo më 15 maj, nëse nuk kandidojnë askund.

Kriza në të cilën ka hyrë Partia Demokratike kërkon akte lufte për t’ia dalë përtej. Ata që janë me Berishën, më të mirën që mund të bëjnë është kjo që bëri Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi, që të shkëpusin betejën e tyre nga Berisha dhe të vazhdojnë përpara duke krijuar historinë e tyre. Ndërsa pala tjetër e cila formalisht është kundër Berishës, ose duhet të jetë realisht kundër Berishës, ose nuk vlen për asgjë.

Është e pafalshme që asnjë nga figurat kryesore të Partisë Demokratike në Kuvend nuk i shkoi mendja të garonte për bashkitë e mëdha në vend, për të krijuar identitetin e tyre politik. Nuk e kuptoj se çfarë i duhet rroga e deputetit edhe për dy vjet një politikani të ri, të cilin aty ku është se e ka emëruar Berisha dhe tani shpreson të marrë rrogën dhe dy vjet duke bërë sikur është kundër Berishës.

Partia Demokratike do të ringrihet prapë një ditë pa Berishën. Dhe në atë proces ringritje, nuk do të jetë më kriter kush e ka pasur mirë me Berishën apo Bashën, por kush ka afirmuar veten këto kohë kur PD ishte duke u fundosur.

Nuk më duket se nga Partia Demokratike zyrtare do t’i vijë ndonjë emër dikujt në ndërmend, të shquar për diçka, përveçse përpjekjeve të mundimshme që dhe me Berishën të mos ishin, por dhe ai të mos i mbante inat. Kjo natyrisht nuk i lë atë më në politikë.

Nëse dikush prej tyre do garonte, nëse e ka hallin tek rroga e Kuvendit, ajo i vazhdon dhe tre vjet. Por personaliteti i politikanit, nuk formohet me rrogë.

Ndaj sot Belindi dhe Luçiano janë të gëzuar që ikin nga Kuvendi dhe bëjnë betejën e tyre jo se janë doemos fitimtarë, por se shpëtojnë nga damka e “non gratës” dhe bëjnë historinë e tyre.

Next Post
“Kokrra e plehrës paske qenë”/ Luizi zhgënjehet me Lorencin dhe nuk mban veten

"Kokrra e plehrës paske qenë"/ Luizi zhgënjehet me Lorencin dhe nuk mban veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com