• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Deputetët e PD në Kuvend me makina 150 mijë euro”, Nikoll Lesi: Rama dhe Berisha kanë bërë marrëveshje nën tavolinë

by Os De
06/11/2025 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari dhe botuesi Nikoll Lesi e sheh me shqetësim situatën politike në vend, teksa shprehet se problemi më i madh i demokracisë është opozita.   

Në “Shqipëria Live” në Top Channel me gazetaren Sidorela Gjoni, duke komentuar protestën që Berisha kishte thirrur sot jashtë ambienteve të Kuvendi, ku pjesëmarrës ishin pak veta, Lesi u shpreh se lideri i PD është ai që nuk ngjall besim dhe njerëzit nuk e ndjekin. 

“Me gjithë këto zhvillime që kanë ndodhur në qeveri, me SPAK dhe PS, mendova se do ishte një protestë madhështore. As 100 veta nuk ishin. Këto janë pamje që të krijojnë një ndjenjë që kjo opozitë ka mbaruar. 

Me këto ngjarje që ndodhën në mazhorancë duhet të kishte protesta me të paktën 100 mijë veta. E kam bindje se problemi më i madh për demokracinë, është opozita. Çfarë frymë, çfarë besimi krijon në popull ky lider (Berisha)? Me këtë lider opozita nuk vjen kurrë në pushtet. Ndaj rri Rama në pushtet. Se me këto që kanë ndodhur, ministër të arrestuar, zv. kryeministër në arrati, zv. Kryeministre në hetim… nuk ka opozitë, nuk ka alternativë, dhe kjo më shqetëson mua si gazetar. 

Doktori e ka bërë historinë e vet, mirë apo keq historia e tij ka mbaruar. Për të rrëzuar këtë qeveri, nuk ka një alternativë tjetër”, u shpreh ai. 

Ai shton se me gjithë zhvillimet e ndodhur në skenën politike të PS, do duhej që opozita të kishte forcë dhe të shkohej në zgjedhje të parakohshme. 

“Edhe sikur Rama të dalë dhe të thotë që shkojmë në zgjedhje të parakohshme, gjë që nuk ndodh, sërish opozita do të humbë”, tha ai. 

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, të cilat u anuluan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që riktheu Erion Veliajn në detyrë dhe anuloi dekretin e Presidentit, ai tha se edhe nëse do të realizoheshin, PS do ta kishte fituar sërish kryeqytetin. 

“Më mirë që nuk u bënë sepse sërish do i fitonte PS. PD duhej të kishte dalë me një kandidat më të fortë”, shtoi ai. Edi Rama thotë Lesi, nuk i ka të kapura të gjitha pushtetet dhe kjo u tregua me vendimin e Kushtetueses për Veliaj, por dhe me marrjen nën hetim nga SPAK të numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. 

“Deri tani flisnim se Rama ka të gjitha pushtetet, edhe unë besoja…. por fakti që Kushtetuesja rrëzoi dekretin, dhe vendimin e Qeverisë, ishte goditje e jashtëzakonshme për Ramën. Pra nuk i ka të gjitha pushtetet. Fakti që SPAK mori në hetim zv. Kryeministren, tregon se nuk e ka SPAK, se ndryshe nuk do ta kishte lejuar”, deklaroi Lesi në Shqipëria Live. 

Për Lesin, mes liderit të PS dhe atij të PD ka një marrëveshje nën tavolinë, ku siç thotë ai, “njëri bën sikur qeveris, dhe tjetri bën sikur bën opozitë”. 

Nga ana tjetër ai është ndalur edhe te një detaj që ka vërejtur sot në Kuvend, kur thotë se deputetët e opozitës shkojnë në Parlament me makinë 150 mijë euro, e kjo rrjedhimisht ul besimin në publik, sepse njerëzit presin që t’i besojnë dhe t’i ndjekin në rrugën për të rrëzuar qeverinë dhe fituar zgjedhjet. 

“Pashë sot deputetë të PD, jo të gjithë, që shkonin me makina 150 mijë euro… cili deputet më bind mua? Demokrati ka 12 vjet në opozitë? Si më bind t’i mua kur shkon me makinë të shtrenjtë?! Ata janë të dy në marrëveshje nën tavolinë, njëri bën sikur qeveris dhe tjetri bën sikur bën opozitë, dhe të dy janë bashkë në një marrëveshje”, shton Lesi. 

“Flori është djalë i mirë, artist i shkëlqyer, nuk e di pse i hyri kësaj historie, është çështje e tij. Po ia them sot publikisht që në 2027 PD në zgjidhjet vendore të përgjithshme nuk do ta mbështesë, do gjejë një emër tjetër, një sebep tjetër…”, tha ai duke komentuar kandidaturën e Florjan Binajt për bashkinë e Tiranës dhe aspiratën e tij për të kandiduar kurdo të mbahen zgjedhjet. 

Next Post
Avokatja e Popullit dhe 2 komisionerë vizitojnë kryebashkiakun Veliaj në burgun e Durrësit

Avokatja e Popullit dhe 2 komisionerë vizitojnë kryebashkiakun Veliaj në burgun e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i ri i SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Altin Dumanit

KLP ende në ngërç për Kryeprokurorin! Rrëzohet me 6 vota kërkesa e Pjetërnikajt për largimin e anëtarit Vat Staka!

October 7, 2026
Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

“Dëmi shkon në 3,3 miliardë dollarë!”- Raporti i luftës: SHBA humbi 81 avionë, dronë dhe helikopterë në betejën me Iranin!

October 7, 2026
VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

October 7, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Heshtje e qëllimshme”- Përplasja GJKKO-Avokatë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme, shkak “Ramaforma”! Kuvendi të ndërhyjë

October 7, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

“Qytetarët do të informohen”- Ministrja Ibrahimaj: Prokurimet publike do të gjurmohen nga fondi, deri te fiskalizimi!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Pas tre fitoreve në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s! Edhe Kosova thyen rekordin e vetes

October 7, 2026
Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

October 7, 2026
I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

October 7, 2026
Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

October 7, 2026
“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com