• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Depozitat në rritje, nga bizneset, kursimet e individëve bien me 310 mln euro

by Java News
30/08/2018 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Depozitat në sistemin bankar kanë shënuar rritje në korrik për të dytin muaj radhazi, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Stoku i kursimeve në ekonomi arriti në 976 miliardë lekë në korrik, me një rritje prej 0.3% në bazë mujore (ose +2.7 miliardë lekë), e ndikuar nga monedha vendase. Rritja në korrik ka ardhur pothuajse tërësisht nga shtimi i kursimeve të korporatave financiare dhe jo financiare në lekë (përkatësisht me 46% dhe 6%).

Ndërsa, kursimtarët kanë vijuar që të tërheqin kursimet në lekë, një tendencë kjo që po konstatohet prej 5 vitesh, si rrjedhojëe politikës lehtësuese monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, që ka ulur normën bazë gradualisht, duke e zbritur aktualisht në minimumet historike prej 1.25%. ulja e normës bazë është shoqëruar dhe me kthim të ulët nga depozitat, që ka zbritur në rreth 1% për kursimet vjetore (nga rreth 2% që është inflacioni mesatar vjetor). Në korrik kursimet me afat të individëve në lekë ranë me 2.5 miliardë lekë.

Në të kundërt, individët i janë rikthyer preferencës në euro, duke i lënë ato kryesisht në llogari rrjedhëse (+ 2 miliardë lekë në korrik). Me bazë vjetore (korrik 2018/korrik 2017), depozitat në total janë tkurrur me 1.8%. Kjo rënie ka ardhur pothuajse tërësisht nga reduktimi i depozitave me afat të individëve si në lekë ashtu dhe në valutë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat me afat në lekë dhe në valutë të individëve kanë rënë me 41 miliardë lekë, ose gati 310 milionë euro në një vit (60% e rënies ka ardhur nga monedha vendase dhe pjesa tjetër nga valuta.

Në fund të muajit korrik, depozitat në valutë përbënin 52.7% të totalit, nga 52.4% në të njëjtin muj 2017, duke shfaqur një tendencë rritëse, pavarësisht stategjisë së Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e euroizimit në ekonomi. /Monitor/ma.me

Next Post
Reagon këshilltari i Ramës: Solidaritet me Klodin, Luli është humbje kohe

Reagon këshilltari i Ramës: Solidaritet me Klodin, Luli është humbje kohe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

March 17, 2026

Europrospects: Rasti i Veliajt dhe reforma në drejtësi, provë për besueshmërinë e BE-së për shtetin e së drejtës

March 17, 2026
VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

March 17, 2026
“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

March 17, 2026
Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

March 17, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

March 17, 2026
Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

March 17, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In