• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Depozitat në rritje, nga bizneset, kursimet e individëve bien me 310 mln euro

by Java News
30/08/2018 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Depozitat në sistemin bankar kanë shënuar rritje në korrik për të dytin muaj radhazi, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Stoku i kursimeve në ekonomi arriti në 976 miliardë lekë në korrik, me një rritje prej 0.3% në bazë mujore (ose +2.7 miliardë lekë), e ndikuar nga monedha vendase. Rritja në korrik ka ardhur pothuajse tërësisht nga shtimi i kursimeve të korporatave financiare dhe jo financiare në lekë (përkatësisht me 46% dhe 6%).

Ndërsa, kursimtarët kanë vijuar që të tërheqin kursimet në lekë, një tendencë kjo që po konstatohet prej 5 vitesh, si rrjedhojëe politikës lehtësuese monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, që ka ulur normën bazë gradualisht, duke e zbritur aktualisht në minimumet historike prej 1.25%. ulja e normës bazë është shoqëruar dhe me kthim të ulët nga depozitat, që ka zbritur në rreth 1% për kursimet vjetore (nga rreth 2% që është inflacioni mesatar vjetor). Në korrik kursimet me afat të individëve në lekë ranë me 2.5 miliardë lekë.

Në të kundërt, individët i janë rikthyer preferencës në euro, duke i lënë ato kryesisht në llogari rrjedhëse (+ 2 miliardë lekë në korrik). Me bazë vjetore (korrik 2018/korrik 2017), depozitat në total janë tkurrur me 1.8%. Kjo rënie ka ardhur pothuajse tërësisht nga reduktimi i depozitave me afat të individëve si në lekë ashtu dhe në valutë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat me afat në lekë dhe në valutë të individëve kanë rënë me 41 miliardë lekë, ose gati 310 milionë euro në një vit (60% e rënies ka ardhur nga monedha vendase dhe pjesa tjetër nga valuta.

Në fund të muajit korrik, depozitat në valutë përbënin 52.7% të totalit, nga 52.4% në të njëjtin muj 2017, duke shfaqur një tendencë rritëse, pavarësisht stategjisë së Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e euroizimit në ekonomi. /Monitor/ma.me

Next Post
Reagon këshilltari i Ramës: Solidaritet me Klodin, Luli është humbje kohe

Reagon këshilltari i Ramës: Solidaritet me Klodin, Luli është humbje kohe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Politika serbe nuk ka ndryshim për Prishtinën”- Shala: Situata gjeopolitike duhet shfrytëzuar që Kosovës t’i hapet rruga për njohje

“Politika serbe nuk ka ndryshim për Prishtinën”- Shala: Situata gjeopolitike duhet shfrytëzuar që Kosovës t’i hapet rruga për njohje

November 17, 2026
“Nuk jam për aleancë qelbësirash”- Alibeaj paralajmëron Pashajn: Kujdes, në politikë ka edhe thika pas shpine! Nëse uleni me Berishën dhe Ramën…

“Nuk jam për aleancë qelbësirash”- Alibeaj paralajmëron Pashajn: Kujdes, në politikë ka edhe thika pas shpine! Nëse uleni me Berishën dhe Ramën…

November 17, 2026
Të paktën 27 tonë mish derri me dokumente false, firma në qendër të skandalit, AKU e bllokoi dhe heshti për një muaj!

Të paktën 27 tonë mish derri me dokumente false, firma në qendër të skandalit, AKU e bllokoi dhe heshti për një muaj!

November 17, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin IA për të depërtuar brenda 3 orësh! SHBA teston sistemet…

November 17, 2026
Debati me Farage, Rama flet për radion britanike: Ku dreqin do t’i gjeni taksixhinjtë?!

“Duam të jemi pjesë e BE sa më shpejt”- Rama për “The Independent”: Farage s’e mbajti premtimin, rënia në sondazhe është mallkim për…

November 17, 2026
58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

A po vjen lufta? BE në gatishmëri për krizat, Komisioni Europian udhëzon qytetarët të përgatiten për 72 orë pa ndihmë shtetërore, ekspertët: Kemi…

November 17, 2026
“Dënimi i Thaçit është kryekëput politik”- Ish-ambasadori Bimo: Mes Tiranës dhe Prishtinës ka një përçarje evidente dhe mungesë koordinimi!

“Dënimi i Thaçit është kryekëput politik”- Ish-ambasadori Bimo: Mes Tiranës dhe Prishtinës ka një përçarje evidente dhe mungesë koordinimi!

November 17, 2026
Lavrov akuza Francës: Keni dislokuar trupa ushtarake në Ukrainë! Reagon Parisi: Deklarata absurde!

Lavrov akuza Francës: Keni dislokuar trupa ushtarake në Ukrainë! Reagon Parisi: Deklarata absurde!

November 17, 2026
“Kurti bën lojë të dyfishtë”- Haki Abazi: Dënimi i Thaçit, një “gropë e zezë” për Kosovën! Lufta e UÇK s’mund të bëhet e padrejtë

“Kurti bën lojë të dyfishtë”- Haki Abazi: Dënimi i Thaçit, një “gropë e zezë” për Kosovën! Lufta e UÇK s’mund të bëhet e padrejtë

November 17, 2026
“Na zunë në befasi”- Beqiri: Duhet një plan kombëtar për situatën e Kosovës! Gjyqi i dytë ndaj Thaçit, më i rrezikshëm se i pari

“Na zunë në befasi”- Beqiri: Duhet një plan kombëtar për situatën e Kosovës! Gjyqi i dytë ndaj Thaçit, më i rrezikshëm se i pari

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In