• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Denoncohet zhdukja e dy 20-vjeçareve, kanë humbur kontaktet prej muajsh

by A R
24/02/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vajza të reja të moshës 20-vjeçare rezultojnë të zhdukura prej muajsh. Vajzat e zhdukura janë shtetaset me inicialet R.Q. dhe S.J.

Të dyja këto raste nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por denoncimet në Policinë e Tiranës kanë mbërritur në të njëjtën ditë nga familjarët e tyre.

Edhe pse familjarët kanë humbur kontaktet prej mujash me vajzat, mësohet se denoncimet janë bërë vetëm dy ditë më parë në Komisariatin numër 5 në kryeqytet.

Sipas të dhënave, vajzat janë larguar nga banesat respektive pa lënë asnjë gjurmë. Nuk dihet ende fakti pse zhdukja e tyre është denoncuar me vonesë nga familjarët.

Denoncimet për vajzat

Javanews.al ka mësuar se dy ditë më parë, në Komisariatin numër 5 kanë mbërritur dy nëna për denoncimin e zhdukjes së vajzave të tyre.

Denoncimi i parë është bërë në orën 11, në datën 22 shkurt ku është paraqitur shtetasja 41-vjeçare L.Q. Ajo u ka thënë oficerëve të policisë se ka humbur kontaktet me vajzën e saj 20-vjeçare me inicialet R.Q. në muajin nëntor të vitit 2015. Sipas dëshmisë, vajza u largua nga banesa në fshatin Zall-Herr dhe nuk u kthye më kurrë. Ajo nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e saj prej asaj kohe.

Denoncimi i dytë është bërë nga një tjetër nënë, 46-vjeçarja me inicialet H.J. Edhe zhdukja e vajzës së saj, 20-vjeçares me inicialet S.J. ka ndodhur pasi është larguar nga banesa e tyre në fshatin Valias. Kjo ngjarje ka ndodhur në datën 26 prill të vitit të shkuar.

Pistat e Hetimit

Pas denoncimit të rasteve, Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori dhe së bashku me këtë organ po punohet për zbulimin e vendndodhjes së tyre. Rastet kanë ngritur një sërë dyshimesh për policinë, e cila ka përqendruar veprimet në disa pista. Bazuar në të dhënat e siguruara deri tani dhe dëshmitë e familjarëve, dyshohet se vajzat mund të jenë larguar me dëshirë nga banesat e tyre. Kjo lidhet edhe me faktin se denoncimi për zhdukjen e tyre u bë muaj më vonë nga humbja e kontaktit. Por, pavarësishit këtyre dyshimeve, mendohet se ato janë ndihmuar nga dikush për t’u strehuar apo për t’u larguar jashtë Shqipërisë. Për momentin nuk dihet nëse vajzat ndodhen në Shqipëri apo tashmë kanë kaluar kufirin. Koha e gjatë e zhdukjes së tyre shton dyshimet se ato mund të jenë larguar jashtë shtetit duke shkelur kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia edhe e rrëmbimit të tyre nga grupe krimnale që operojnë në zonën periferike të kryeqytetit, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Këto dyshime bazohen me faktin se pavarësisht periudhës së ndryshme, rrethanat e largimit të tyre nga banesat janë të njëjta./Javanews.al

Next Post

Diplomati shqiptar që heton armët kimike në Siri: Janë përdorur 91 herë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë parlamentare, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

October 27, 2026
Shërbimi më i madh që Berisha i bën Edi Ramës

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

October 27, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

October 27, 2026
“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

October 27, 2026
E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

October 27, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

Gjoba dhe pezullime, Komisioni i Disiplinës jep sanksionet e radhës për klube e zyrtarë

October 27, 2026
Bolsonaro largohet drejt SHBA pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

Bolsonaro largohet drejt SHBA pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

October 27, 2026
EMRI/ Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës, ruli e zuri poshtë vetes!

EMRI/ Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës, ruli e zuri poshtë vetes!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In