• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denoncimi i PD: Rama e Veliaj po përgatiten për betonizimin e Liqenit Artificial

by Java News
01/09/2018 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE-Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme një video nga AKPT, e cila sipas tyre vërteton edhe një herë planin e betonizimit të liqenit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se po përgatiten për betonizimin e Liqenit Artificial në Tiranë.

Zhupa tha se “sipas planit të Veliajt, ndërtesat do të jenë mbi 9 kate e 29 metra lartësi tek Parku i Liqenit”.

“Sfidë për Veliajn është që të ballafaqohemi me fakte për këtë plan betonizimi, dhe të mos fshihet pas propagandës boshe”, u shpreh zëdhënësja për shtyp e PD.

DEKLARATA E PLOTE

Para disa ditësh provuam para jush me fakte, me dokumenta shtetërore, se si është përgatitur nga Rama dhe Veliaj betonizimi i hapësires se liqenit artificial të Tiranës. Faktet ishin të qarta dhe të pakundërshtueshme. Madje dhe vetë kryebashkiaku i betonit përtej propagandës u detyrua të pranoj që pikërisht TR169 është emërtuar zona e liqenit në planin e përgjithshëm vendor të bashkisë Tiranës, zonë e cila ka radhën për t’u betonizuar, ku aktualisht ndodhet garda, oborri i saj dhe gjelbërim i liqenit.

Veliaj vijoj avazin e vjetër të të vetmes gjë që di të bëjë mashtrimit por nuk na dha asnjë dokument për të kundërshtuar betonizimin ardhshëm të kësaj pjese të parkut.

Ai për këtë na dha fjalën e tij, të njëjtën fjalë që u dha dhe qytetarëve të Tiranës se nuk do kishte ndërtime në dhe ka dhënë rreth 2000 leje ndërtimi. Tirana rekord ndërtimesh në vitet e Erioni Betonin.

Sot po u japim një tjetër fakt që vërteton se plani i betonizimit të parkut është i miratuar ne detaje, kulla me ambiente zyrash, banimi, shërbimi, parkingje etj dhe është gati për zbatim.

Le të ndjekim një video të bërë nga një punonjës i Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, i cili hyn në server dhe na tregon zonën Tr169 që është liqeni dhe që Veliaj thotë gjithçka por nuk e mohon dot planin e betonizimit te tij.

Siç e ndoqët, video ishte shumë e qartë. Kemi të bëjmë me një plan të qartë në shërbim të mafias së ndërtimit dhe pastrimit te parave që përgatiten ti kryejnë një krim mjedisor Tiranës dhe shëndetit të qytetarëve dhe një vjedhje të pashembullt të tokës publike.

E sfidoj publikisht Erion Veliajn që të ballafaqohemi me fakte për këtë plan betonizimi dhe të mos fshihet pas propagandës sepse qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij.

Shëndeti i qytetarëve të Tiranës nuk është i sigurt me një kryebashkiak që çdo ditë pronën publike të qytetarëve e vë në shërbim të mafias së ndërtimit, e pastrimit të parave të krimit me qëllim pasurimin e tij dhe të shefit të tij. Me Erion Veliaj, Tirana po shkatërrohet. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë./a.ç

Next Post
The Economist ‘dekonspiron’ planin Thaçi-Vuçiç

'Kufijtë', Thaçi kërkon ndihmën e ambasadorëve: Gjendja pezull, rreziku më i madh për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In