• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

‘Kufijtë’, Thaçi kërkon ndihmën e ambasadorëve: Gjendja pezull, rreziku më i madh për Kosovën

by Java News
01/09/2018 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi nuk arriti të merret konsensusin e partive politike në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar mbështetjen e trupës diplomatike të akredituar në Prishtinë për korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Kreu i shtetit gjatë takimit me diplomatët e BE-së, KFOR-it, OSBE-së, EULEX-it dhe Ambasadës së SHBA-së, është shprehur se nësë nuk do të arrihet në një marrëveshje dypalëshe me Serbinë mund të rrezikohet stabiliteti në Kosovë dhe rajon.

“Është koha për marrëveshjen e madhe, historike, në mes të dy shteteve. Nuk mund të kthehemi prapa. Nuk mund të qëndrojmë në vend apo të vendnumërojmë dhe as nuk kemi se çfarë të presim, sepse ngecja dhe pritja në zgjidhjen e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht thirrje për tensione, për destabilizim, për probleme të mëdha, jo vetëm në mes nesh, por edhe në mbarë rajonin.”

Thaçi i bën me dije ambasadorëve se faktorë politike si në Kosovë dhe Serbi po kundërshtojnë këtë marrëveshje, por nësë sipas tij do të ndalohen para tyre, atëherë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të marrë drejtime të panjohur.

“E di që do të jetë shumë vështirë të bëhet marrëveshja. Ka kundërshtarë të saj të rreptë këtu në Kosovë, por edhe në Serbi. E di që i gjithë ky proces bart në vete rreziqe dhe të panjohura të shumta. Por, nuk ka rrezik më të madh për ne si Kosovë sesa të vazhdojmë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull si shtet dhe si shoqëri”

Si e sheh azen finale te dialogut Thaçi?

“Do t’iu flas tash qartë se si e shoh unë fazën finale të dialogut në mes nesh dhe autoriteteve të Serbisë.

Së pari, siç pata theksuar edhe radhën e kaluar, ne si Kosovë synojmë një marrëveshje të përhershme me Serbinë, jo një tjetër marrëveshje kalimtare që vetëm sa i shtyn gjërat për disa vite.

Së dyti, për ne normalizim i plotë i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është njohja formale, reciproke, në mes të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë.

Së treti, ne synojmë, me të drejtë, që përmes kësaj marrëveshjeje, përmes njohjes formale në mes të Kosovës dhe Serbisë, të na hapet mundësia që të bëhemi shtet anëtar i OKB-së, OSBE-së, Paktit NATO dhe të na ofrohet njëmend perspektiva e anëtarësimit në BE.

Së katërti, njohja reciproke në mes të dy shteteve, do të mund të përcillet edhe me një proces të dakorduar në mes të dy palëve për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Duhet të jem sërish shumë i qartë: Ky proces do të shënonte fundin e konfliktit të gjatë mbi një shekull në mes të Kosovës dhe Serbisë, jo fillimin e një konflikti të ri.

Koha e luftërave dhe konflikteve, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për bindjen time, ka kaluar. Por, fundi i kësaj epoke do të konstatohet vetëm kur ta bëjmë marrëveshjen e madhe politike në mes nesh dhe Beogradit.

Së pesti, një marrëveshje e tillë në mes nesh dhe Serbisë, këtu sërish flas me përgjegjësi të plotë, do të jetë kontribut për paqen dhe stabilitetin e kësaj pjese të Ballkanit. Ne kemi raporte të shkëlqyera fqinjësore me Maqedoninë, me Malin e Zi dhe me Shqipërinë. Kështu do të jetë përgjithmonë në mes nesh. Dhe ne, natyrisht, synojmë të kemi raporte shumë të mira edhe me Serbinë, në të ardhmen e afërt.

Së gjashti, po që se do e arrijmë marrëveshjen e synuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, ajo nuk do të ketë kurrfarë pasojash sa i përket karakterit shumetnik të shoqërisë kosovare dhe katalogut të të drejtave të komuniteteve pakicë në Kosovë, të garantuara me Kushtetutë dhe me ligje.

Së shtati, unë si President i Kosovës, e jam i sigurt edhe të gjitha institucionet e Kosovës, jemi dhe do të mbetemi garantues të ruajtjes së trashëgimisë religjioze dhe kulturore serbe në Kosovë, në veçanti të asaj që lidhet me pozitën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Dhe e teta, sikur edhe në të kaluarën, do të ecim përpara në koordinim të plotë me ju, me përkrahësit dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.”

Takimi mes Presidentit Thaçi dhe homologut serb Aleksandër Vuçi do të zhvillohet me 7 Shtator në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së politikës së Jashtme, Federica Mogherini. por dhe vetë diplomacia evropiane është e ndarë. Autstria është pro një kompromisi, teksa Gjermania e shikon rishikimin e kufijve si një veprim të rrezikshëm.

Next Post
Horror në restorant, pronari gatuante rregullisht mish maceje

Horror në restorant, pronari gatuante rregullisht mish maceje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In