• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Denoncimi i pazakontë: Fqinja më hedh urinë e jashtëqitje në ballkon

by Ardit Rada
03/02/2021 22:51
1230141455

1230141455

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një fqinje është bërë problematike prej disa vitesh për familjen Halili në “Astir” të Tiranës. Refije Halili është ankuar në emisionin “Stop” se fqinja i hedh jashtëqitje dhe urinë në ballkon dhe veç kësaj ka dhunuar zonjën si dhe fëmijët e mitur.

Zonja Refije thotë se ndihet shumë të frikësuar. Ajo ka treguar të gjithë historinë për emisionin “Stop” dhe thotë se për këtë problem ka mbyllur ballkonin me xham dhe grilë, por sërish problemi vijon.

“Kam tre fëmijë. Ka shtatë vite, që ka ndërruar jetë im shoq. Që prej asaj dite dhe deri më sot, kam konflikt të herëpashershëm me komshien. Nuk kam gjetur zgjidhje tjetër, përveçse te ju. Ne banojmë në katin e pestë, ajo banon në katin e gjashtë. Fillimisht, hidhte mbetje, plehra, inerte. Rrugëve e shkallëve, kur më takonte fëmijët, m’i kërcënonte. U detyrova dhe e mbylla ballkonin me xham, me grilë, që të vetëmbrohem. Ajo pretendonte, se unë gatuaj në ballkon dhe i shkojnë erërat sipër. E thirra, e futa në ballkon, që t’i tregoja, se nuk kam faj. Kalonte dy –tri ditë dhe situata agravonte më keq. Filluan të qajnë këta nga frika. Iu drejtova komisariatit. Kam bërë dëshmi herë pas here. Nuk kemi, se çfarë t’i bëjmë. Ajo duket e çmendur. Komshiu është fat, ti këtë fat ke patur. Mundohu, shit shtëpinë, ik! Më ka dhunuar. Mbrëmë agravoi gjendja shumë keq. Ajo më hidhte urinë dhe jashtëqitje në ballkon, në të dyja pjesët, te dritarja e banjës. Lava ballkonin, ndërkohë hapa dritaren, sa të ajros pak, kur më hedh prapë nga koka te këmbët, e gjitha urinë”, tregon Refije Halili.

Edhe pse herë pas here ka bërë kallëzimet në polici, situata nuk ka marrë zgjidhje. Denoncuesja më tej thotë se fqinja mund të ketë probleme mendore. Por përveç hedhjes së jashtëqitje dhe urinës në ballkon, fëmijët e denoncueses thonë se ata ndihen të frikësuar nga fqinja pasi ajo i ka dhunuar, duke u shkulur flokët.

Vajza e denoncueses: Sa herë, që kthehemi prej shkollës, kemi frikë të rrimë vetëm në shtëpi. Para disa viteve, kur isha jashtë, që luaja me shoqet, vinte dhe më shkulte flokët, kërcënonte. Dilja në ballkon dhe e pyesja, se çfarë po bënte, se sapo kishte hedhur urinë, më tha: “do të të shkul flokët, ik andej, vetëm mos prit që të dalësh jashtë!”. Sa herë, që dal jashtë, më shoqëron një më i madh, se kam frikë, se … brenda në shtëpi edhe mami ka frikë, që të na lërë vetëm, se mund të na vijë këtu dhe mund…

Ka ardhur shumë herë policia këtu, sa herë e ka lodhur mamin, duke e çuar në komisariat dhe prapë është kthyer pa një zgjidhje. Thjesht thoshin, se kjo është komshi dhe se nuk kemi, se çfarë t’i bëjmë.

Pas këtij denoncimi “Stop” ka shkuar dhe në shtëpinë e fqinjes që është denoncuar, por aty del djali i saj i cili hedh dyshime se mamaja e tij mund të ketë probleme mendore.

Gazetari: Mami, pse i bën këto veprime?

I biri: Nuk e di, se çfarë të them as vetë. Ndoshta e ka nga mosha, që i ikën truri…

Gazetari: Sa vjeç është mami?

I biri: 52.

Gazetari: Ti jeton vetëm me mamin?

I biri: Po!

Gazetari: Di, që është divorcuar mami?

I biri: Po!

Gazetari: Sa fëmijë jeni?

I biri: Dy. Jam unë, është edhe vëllai, është në Gjermani.

Gazetari: Vuan nga ndonjë sëmundje mami, qoftë edhe nga shëndeti mendor?

I biri: Nuk di, çfarë të them, se edhe për ta çuar në spital, ajo nuk pranon.

Gazetari: Po vetë, a ke biseduar ndonjëherë me mamin, që çfarë problemi ka, ose që të përpiqesh, që të kuptosh se ku qëndron problemi dhe ta ndihmosh, që ajo të mos i përsërisë më këto gabime, lidhur me fqinjën, sepse edhe ata janë tri fëmijë të mitur, siç je edhe ti.

I biri: Kam biseduar, por nuk merrem dot vesh me të.

Next Post
Ramasaço në Open: Në tre mujorin e parë do vijnë 21.220 doza nga Covax

Ramasaço në Open: Në tre mujorin e parë do vijnë 21.220 doza nga Covax

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

September 11, 2026
Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

September 11, 2026
Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

September 11, 2026
Takimi me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

Rama flet për udhëtimet: Kam bërë 1.6 milionë kilometra në Shqipëri, i kam matur me truprojë

September 11, 2026
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

September 11, 2026
E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

September 11, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik

September 11, 2026
Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

September 11, 2026
Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

September 11, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com