Në konferencën e sotme për mediat, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët lidhur me përballjet e tij publike për në distancë me disa zyrtarë të lartë të drejtësisë.
I pyetur nëse kjo gjë cënon pavarësinë e gjyqësorit, Rama e mohoi një gjë të tillë dhe tregoi se përse u detyrua të denonconte publikisht rastet e vendimeve të zyrtarëve të drejtësisë. Ai tha se ishte e nevojshme për të denoncuar shkeljet që dëmtojnë interesin publik dhe qytetarët.
Rama: Pse e kam personale
“E para, jam marrë dhe do merrem prapë me atë për një çështje të interesit publik, jo për një çështje të lidhur me një individ. Është dhe një çështje personale sepse ata të Unionit janë ata që shkojnë në Kushtetuese dhe kërkojnë rritje pagash në mënyrë të vazhdueshme, prap kanë kërkuar. U bë një rritje dhe u tejkalua skema natyrale e çdo shteti e piramidës së pagave, vetëm për një arsye, për t’i thënë fuqi gjykatësve dhe prokurorëve që të ndiheshin të mbështetur në kuadër të Reformës në Drejtësi, të pavarur dhe të paguar dhe janë më të paguarit në rajon. Por kjo nuk do të thotë se janë mbi presidentin e Republikës, kjo nuk do të thotë që sa herë u rriten pagat mësuesve t’u rriten edhe atyre. U shqetësuan ata, po unë si ja bëj tani?
Sepse në momentin kur qytetarët me shumë të drejtë denoncojnë, kemi këtë këtu, na kanë zënë rrugën, literalisht familjet kalonin përmes lokalit që të çonin fëmijët në shkollë. Ishte zënë rruga midis dy pallateve dhe ata që të shkonin në shkollë futeshin midis lokaleve. Ata thonë, e shikoni, u korruptuat! Kanë shumë të drejtë, ata thonë shyqyr erdhi kjo ditë që të na hapet rruga. Çfarë të bëj unë? Të pushoj, mos të flas fare, ma dhanë mua votën, 83 mandate që të vazhdojnë të rrinë me atë zaptuesin atje që kap prokurorët dhe gjyqtarët, që merr masë sigurie. Nuk e di nëse kishte parë atë fotografi sepse do thoshte që ti nuk merr masë sigurie për ndërtim pa leje”.
Rama: Gjyqtarët tanë më të paguarit në rajon!
Kryeministri shtoi se kjo nuk është thjesht një anatemim publik, por një reagim ndaj një shkeljeje të hapur të ligjit, dhe ndonëse mënyra e ndërhyrjes mund të mos jetë standarde, ai nuk mund të qëndrojë i heshtur ndërsa qytetarët dëmtohen dhe institucionet vonojnë. Ai shtoi se gjyqtarët janë më të paguarit në rajon dhe kanë fituar pavarësinë që s’e kanë patur as në 1912-ën.
“Arsyeja e vetme në këtë rast është se nuk është vetëm interes publik por është dhe personale në kuptimin në raport me qytetarin. Njerëzit duhet ta dinë, aty ku nuk ghiqet nuk është qeveria, nuk është bashkia, nuk është inspektoriati, është ky me emër e mbiemër. Anatemim publik? Nuk është kjo anatemim publik? Është shkelje hapur e ligjit, është një formë që unë kam gjetur, nuk është fare normale por çfarë të bëj unë, më thuaj? Të pres inspektorin e lartë, që pret gjelin e Thethit, që shpall mosfillimin e çështjeve pa i fytyrë fare fakteve? Dhe nuk kam folur, por në momentin që shkelin popullin, unë kam plot gjëra që s’flas por kur shkelin këta me këmbë popullin që në pikë të sabahut, i paguan ky popull ata si frengu pulën. I kemi dhënë pavarësinë që s’e kanë pasur që nga 1912. Nuk i njeh njeri fare, as kush janë e as çfarë bëjnë dhe i japin vetes pushtetin. Kjo nuk ndodh! E kuptoj që nuk është normale por ani jam normalizuar jashtëzakonisht shumë në raport me sa kam qenë. Nuk është thjesht për Reformën në Drejtësi. Nuk do të ketë masë sigurie për ndërtim pa leje, nuk ka asgjë që siguron ndërtimin pa leje”., shtoi kryeministri.
Rama: Ajo që bëjnë ata është kriminale
Rama më tej theksoi se nuk ekziston asnjë arsye që të justifikojë apo të mbrojë veprimet e paligjshme, ndaj, edhe pse e pranon që mënyra e ndërhyrjes së tij mund të mos jetë e zakonshme, ai nuk sheh alternativë tjetër. Sepse sipas tij ajo që po bëjnë gjyqtarët është kriminale.
“Nuk ka asgjë që e siguron dhe justifikon. Kështu që të jap të drejtë por nuk kam se si ia bëj ndryshe sepse është komplet e patolerueshme për mua që të shkelet me këmbë një komunitet i tërë familjesh sepse nuk zbatohet ajo që unë kam thënë. Ta dinë ata që e kanë peshqesh nga ky tipi. Janë 3 pushtete të pavarura, nuk është 1. Janë 3! Ne kemi pavarësi për të marrë dhe zbatuar vendime, ata kanë përgjegjësi për zbatimin e vendimeve tona. Se çfarë vendosim ne është punë për ne, parlamenti ka punën e vet dhe të 3 pushtetet kanë pikat e tyre të ndërveprimit. Por ajo që bëjnë ata është kriminale. Është bashkëpunim në krim. Kjo e imja nuk është normale e pranoj“, tha Rama.
Këto deklarata kryeministri Edi Rama i bëri gjatë konferencës së sotme me gazetarët, ku u fokusua tek ashpërsimi i masave ndaj ndërtimeve pa leje.


Ato qe bejne gjyqtaret,dhe tjerte si gjyqtaret,eshte kriminale,nuke jane kriminale,vetem pislliqet,rrenat,mashtrimet.Parate e taksa paguesve,e pasurite qe vidhen,nga k/hajduti,e i dhuron te bandat e tije,kto jane normale.Ku ka ne bote hajdute,vakabonda qe duan te kene nji shtete ligjore.Kjo kategori,duan te zbatojne,vetem pa drejtesine,dhe shkatrrimin e njerzimit e te vendit.