• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokimi i fondeve të IPARD, PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar

by A R
03/10/2025 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi Parlamentar i PD me një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë kërkojnë zhvillimin e një mocioni me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar lidhur me gjetjet e OLAF për atë që demokratët e konsiderojnë si vjedhjen e fondeve të IPARD për bujqësinë.

Sipas demokratëve Kuvendi i Shqipërisë duhet të marrë masat për sigurimin e mekanizmave të nevojshëm që mbrojnë interesat financiare të BE-së dhe që sjellin përfitimin e fondeve nga programi IPARD nga fermerët shqiptarë.

“Në pasqyrën e punës për vitin 2023, OLAF ka zbuluar tre shkeljet kryesore që bëheshin me fondet IPARD II, të cilat që nga korriku 2023 janë pezulluar. Konkretisht, pas një sërë hapash komplekse hetimore, përfshirë shqyrtimin digjital të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve. Këto parregullsi përfshinin:

1. Aplikantëve u kërkohet t’i paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale;

2. Kontratat që jepen pa konkurrim, ose me konkurs të manipuluar (me oferta false që dorëzohen);

3. Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

Pas hetimit të saj, OLAF i ka rekomanduar Komisionit Evropian që të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë euro, si të papërshtatshme. Ndërkohë që ka rekomanduar gjithashtu që Bashkimi Europian të ndalojë programin IPARD III me vlerë 112 milionë euro “deri sa të merren masa për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale”’, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar demokrat.

Në kërkesën e nënshkruar nga deputetët Bledion Nallbati, Igli Cara, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Jorida Tabaku, Elda Hoti dhe Gazment Bardhi, vlerësojnë si të nevojshme miratimin nga Kuvendi të një Rezolute që apelon institucionet e drejtësisë për kryerjen e një hetim të plotë dhe të shpejtë për të vënë përpara përgjegjësisë penale cilido që ka shkelur ligjin, si dhe merr anagzhimin për të marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen situate të kësaj natyre në të ardhmen dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale.

“Konkretisht, draft Rezoluta, propozojmë që të përfshijnë përcaktimet si më poshtë:

Dënon ashpër dhe distancohet nga abuzimet e pretenduara me fondet e taksapaguesve europian dhe kërkon nga Këshilli i Ministrave që të ndërmarrë me urgjencë masa të brendshëm, për të evidentuar mangësitë dhe përgjegjësitë përkatëse administrative, si dhe për të siguruar kthimin e plotë të fondeve të shpërdoruara në praktika abuzive dhe të dyshuara si korruptive. Rezultatet e këtyre masave të brendshëm administrative duhet ti njoftohen Kuvendit të Shqipërisë brenda 1 muaji nga miratimi i kësaj Rezolute.

Apelon institucionet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të plotë, profesional dhe të shpejtë, për të vënë përpara përgjegjësisë penale cilido që ka shkelur ligjin, duke mbajtur në konsideratë edhe gjetjet e hetimeve të kryera nga Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), që raportohet zyrtarisht që është vënë në dispozicion të autoriteteve shqiptare”, thuhet në kërkesë.

Next Post
Prostituonin vajzat latine në Shqipëri, 10 të arrestuar në Kolumbi

Prostituonin vajzat latine në Shqipëri, 10 të arrestuar në Kolumbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

May 16, 2026
NATO shtyn industrinë e armëve europiane të rrisë prodhimin, Rutte kërkon investime urgjente

NATO shtyn industrinë e armëve europiane të rrisë prodhimin, Rutte kërkon investime urgjente

May 16, 2026
Protestat në Londër, mijëra qytetarë kundër Starmer

Protestat në Londër, mijëra qytetarë kundër Starmer

May 16, 2026
Hantavirusi/ Alimehmeti: Nuk ka rrezik për pandemi, bota bashkëjeton me të prej dekadash

Hantavirusi/ Alimehmeti: Nuk ka rrezik për pandemi, bota bashkëjeton me të prej dekadash

May 16, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

May 16, 2026
Pakistani në Teheran për bisedime, raportohen përparime për Hormuzin dhe çështjen bërthamore të Iranit

Pakistani në Teheran për bisedime, raportohen përparime për Hormuzin dhe çështjen bërthamore të Iranit

May 16, 2026
Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë

Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë

May 16, 2026
Hoxha: Po hartohet dokumenti për Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026-2030

Hoxha: Po hartohet dokumenti për Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026-2030

May 16, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Ligjvënësit tanë, BE-ja dhe Marksi

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In