• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denoncimi i fortë i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra mijëra euro nga Bankers

by A R
09/12/2025 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Leonard Karaj, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka “zbërthyer” skemën e Bankers Petroleum në Shqipëri, duke i shkaktuar miliona euro.

Karaj tha se ajo që bie në sy është se Bankers gjatë gjithë kohës raporton humbje të mëdha, por nga ana tjetër figuron si një nga kompanitë që ka dhënë më shumë donacione për fondacionin e drejtuar nga Liri Berisha, bashkëshortja e Sali Berishës, gjatë kohës që ky i fundit ishte kryeministër.

Sipas tij, një gjë tjetër është se nënkontraktorët raportonin fitime të mëdha, ndërsa vetë Bankers i raportonte këto si shpenzime.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë ka ndodhur me Bankers në këto 20 vite?

Karaj: Bankers ka ardhur me bekimin e shtetit në 2004. Është një kompani që ekziston edhe sot në SHBA, Bankers e përhapur kudo, e cila është e lidhur me grupin e Sorosit. Në vitin 2004 një pjesë e këtij grupimi mori pjesën e naftës së zonës së Fierit. Pasi bënë kontratën me shtetin shqiptar dhe u përcaktuan pikat kryesore, Bankers Petroleum Albania u quajt në vitin 2008, ku ndodhi një konfuzion mes kompanive. Qeveria shqiptare në vitin 2008 hoqi dorë nga 20% e TVSH-së.

Borakaj: Cili ishte justifikimi?

Karaj: Që kjo kompani do të bënte investime, ndërkohë rezultonte se kjo kompani nxirrte naftë edhe në ato vite.

Borakaj: Kujt viti i referohemi?

Karaj: Fundit të 2007-ës. Kjo kompani gjatë gjithë kohës rezultonte me humbje pasi rritte shpenzimet, që të mos i jepte fitime shtetit shqiptar. Aty është nxjerrë naftë pa fund. Sipas auditit të shtetit shqiptar në vitin 2015 flitej për një xhiro diku 10 miliardë euro.

Borakaj: Ky ishte auditi i fundit?

Karaj: Jo, nuk ishte auditi i fundit, por atëherë filloi përplasja me qeverinë. Çudia më e madhe qëndron te fakti që kjo kompani nuk rezulton si fitimprurëse, por nga ana tjetër rezultonte si donatore e madhe në televizionet shqiptare apo edhe te fondacioni i zonjës Liri Berisha.

Borakaj: Kur thua televizionet, jepte reklama?

Karaj: Po, por jo gjëra të vogla.

Borakaj: Blinte heshtjen?

Karaj: Po, atë punë ka bërë. Por përtej kësaj, donatorët e asaj kohe… Bankers ishte donatori i tretë dhe kjo rezultonte me humbje. Kjo kompani në tërësinë e vet ka shkelur në mënyrë brutale ligjin shqiptar. Ne sot e kësaj dite nuk dimë kush është pronari. Ne që kemi biznese duhet të deklarojmë pronarin përfitues; kësaj kompanie nuk ia gjen dot fundin.

Next Post
Udhëheqësit evropianë drejt një vendimi historik për Ukrainën, Brukseli përgatit planin 90 miliardë euro

Udhëheqësit evropianë drejt një vendimi historik për Ukrainën, Brukseli përgatit planin 90 miliardë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In