• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Denoncim tjetër për ish-banorin e “BB”, Elton Tozaj, i mori 7 mijë euro shkodranit për në Angli

by Java News
15/12/2016 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Duket se nuk kanë të sosur denoncimet e bëra ndaj ish-banorit të “Big Brother” Elton Tozaj, i cili është arrestuar për mashtrim. Burime pranë policisë bënë me dije se 37-vjeçari është denoncuar ditën e djeshme edhe nga një qytetar nga Shkodra, sipas të cilit i kishte marrë një shumë prej 7.000 eurosh për ta çuar në Angli. Tozaj, nuk është një emër i panjohur për hetuesit, pasi ai është nën hetim po për të njëjtën vepër penale, dhe për këtë gjë prokurori ka kërkuar dënimin e tij me 8 vite burg. 37-vjeçari, pasi u prezantohej personave të ndryshëm si zyrtar i një ministrie përkatëse, u merrte atyre shuma të ndryshme parash. Ndërkaq, mësohet se Elton Tozaj është arrestuar nga Policia e Tiranës në muajin qershor të këtij viti, pasi ishte denoncuar nga disa persona të ndryshëm.
Denoncimi
Dy ditë më parë, një 30-vjeçar nga Shkodra është paraqitur në policinë e kryeqytetit për të denoncuar rastin e tij. Sipas kallëzuesit me iniciale Sh.T., Elton Tozaj i ishte prezantuar atij si këshilltar i Ministrisë së Brendshme dhe, duke i marrë shumën prej 7.000 eurosh, i kishte premtuar se do ta çonte në Angli duke e bërë pjesë të delegacionit të kësaj ministrie. Gjithashtu, i riu ka treguar para oficerëve të policisë, se Tozaj i kishte thënë se do t’i jepte atij vizë si pjesëtar i këtij delegacioni dhe se ky lloj mashtrimi i është bërë vitin e shkuar, madje kishte prerë edhe biletat e avionit.
Rastet
Fillimisht, Elton Tozaj është arrestuar nga policia në muajin dhjetor të vitit 2007. Në atë kohë ai u dënua pasi akuzohej se kishte mashtruar disa taksistë se do u nxirrte leje për shërbimin taksi, nën petkun e “zyrtarit” të Bashkisë së Tiranës dhe si “këshilltar” i ministrave të ndryshëm, kundrejt shumës 60 mijë lekë të reja. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se Tozaj kishte mashtruar të paktën 10 shoferë të cilët pretendonin leje për taksi. Po ashtu, ai u procedua edhe për veprën penale të “Falsifikimit”, pasi në banesë iu gjetën një sasi materialesh e dokumentesh të cilat ishin të falsifikuara. Kanë qenë pikërisht vonesat për marrjen e licencës ato që ka bërë që qytetarët e ndryshëm të mendonin se ishin para një mashtrimi. Ndërsa, gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën 66 fletë aplikimi për viza, 7 certifikata të deklarimit të aktivitetit, 6 fletë-kërkesa për viza Shengen, 6 autorizime për aktivitet si shofer, formularë të gjuhëve të huaja, kërkesa për viza, libreza pune bosh, dëftesa, leje ndërkombëtare për drejtim mjeti e 8 karta adrese si këshilltar, bashkë me një fletëhyrje si këshilltar ministri. Ndërsa, dy ditë më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin e tij me 8 vite burg, me akuzën e “mashtrimit dhe të falsifikimit. Sipas organit të akuzës, në disa raste Tozaj ishte prezantuar si punonjës i Bashkisë së Tiranës dhe i Ministrisë së Brendshme dhe, duke u premtuar qytetarëve kredi me norma të buta interesi, u zhvaste atyre shuma të konsiderueshme parash.
Në të paktën tri raste Tozaj u ka marrë njerëzve shuma nga 300 mijë deri në 650 mijë lekë të reja, duke i mashtruar se do t’i fuste në listën e personave që përfitonin kredi të buta nga bashkia. Në një rast tjetër, Tozaj kishte falsifikuar edhe firmën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ndërsa, kishte mashtruar edhe një biznesmen, të cilit i kishte premtuar se do ta rregullonte që të merrte me qira Vilën 31 në zonën e ish-Bllokut. Vetëm për këtë mashtrim, ai i ka marrë “viktimës” së tij shumën prej 7 mijë dollarësh dhe 5 mijë eurosh, ndërsa çmimi i qerasë do të ishte 3 dollarë për m².
ma.me
Next Post
TABELAT/ Pagat e administratës, ja sa bëhen sipas gjithë kategorive

TABELAT/ Pagat e administratës, ja sa bëhen sipas gjithë kategorive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In