• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dënojmë sulmin terrorist të Hamasit”, ministri Hasani: Shqipëria krah Izraelit

by A R
10/10/2023 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, thekson se sulmi në Izrael ka ardhur nga terroristët e Hamasit dhe jo nga Palestina.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ministri Hasani shprehet se Shqipëria e dënon sulmin terrorist të Hamasit ndaj popullit të Izraelit teksa shton se Tirana zyrtare qëndron krah shtetit izraelit.

Gjatë fjalës së tij, ministri Hasani tregon masat që janë ndërmarrë menjëherë pasi janë informuar mbi sulmin në Izrael.

Denada Jushi: Në 7 Shtator ka pasur një invazion të Palestinës ndaj Izraelit, dhe ditën e djeshme ka pasur një numër të shqiptarëve që janë rikthyer në Shqipëri. Si ndodhi ky kthim dhe a kemi të bëjmë me një operacion të evakuimit të këtye shqiptarëve apo është vetëm një kërkesë e tyre për t’u kthyer në shtetin e tyre?

Igli Hasani: Po bëhen 60 orë që nga momenti që unë kam komunikuar me ambasadoren e Shqipërisë në Tel Aviv dhe më ka treguar për situatën e tmerrshme që është krijuar nga terroristët e Hamasit dhe jo nga Palestina në shtetin izraelit. Reagimi i parë ka qenë se çfarë qëndrimesh politike do të mbajmë, se si do të komunikojmë me ambasadat dhe çfarë mundësish kemi për të qenë pranë shqiptarëve që gjenden në Izrael. Është krijuar një mundësi shumë e mirë të dielën në mëngjes dhe menjëherë kemi bërë të mundur khimin e të gjithë atyre shqiptarëve që u përgjigjën për të fluturuar drejt Shqipërisë. Kemi ofruar të njëjtën gjë edhe për ata shtetas të rajonit, të cilët gjendeshin në rajon. Nuk ka pasur operacion evakuuimi, por proçedurë që çdo vend ja ofron shtetasve të vet në situata të tilla. Ajo që ka ndodhur, ka qenë kërkesa që i kam bërë ambasadores për të kthyer dhe stafin e ambasadës tonë përfshirë dhe familjarët.

Denada Jushi: Cili është qëndrimi i Shqipërisë dhe Tiranës zyrtare?

Igli Hasani: E dënojmë sulmin terrorist të Hamasit ndaj popullit të Izraelit. Ky është një qëndrim që e kemi mbajtur edhe dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Jemi përkrah shtetit të Izraelit dhe partnerëve tanë. Janë akte çnjerëzore që sa herë që i flas më krijojnë gjendje të keqe emocionale. Ne duhet që ta dënojmë me çdo forcë dhe kusht atë që ka ndodhur. Ky qëndrim do të forcohet në të gjitha forumet ku do të marrim pjesë.

/a.r

Next Post
Shqiptari tregon si u evakuua nga Izraeli: Në avion morëm dhe amerikanë me vete

Shqiptari tregon si u evakuua nga Izraeli: Në avion morëm dhe amerikanë me vete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

January 26, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

January 26, 2026
I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

January 26, 2026
Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

January 26, 2026
Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

January 26, 2026
“Pocaqi politike dhe morale”/ Blushi: Endrit Braimllari nuk u përjashtua nga PL, mungojnë para në arkën e partisë

Arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi: U keqtrajtua më keq se Alexei Navalny!

January 26, 2026
Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

January 26, 2026
VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

January 26, 2026
Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

January 26, 2026
SHBA, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq/ 17 të vdekur, mes tyre dhe një 16-vjeçare

SHBA, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq/ 17 të vdekur, mes tyre dhe një 16-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In