• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

by Os De
26/01/2026 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, i ftuar në emisionin “Temë e Ditës” nga Arbër Hitaj, deklaroi se protestat e opozitës do të vijojnë, duke i konsideruar ato si mjetin kryesor përballë asaj që ai e cilësoi si një “regjim abuziv”. 

Sipas tij, protestat janë mjeti më i fuqishëm që ka në dispozicion Partia Demokratike. 

“Vazhdimi i qëndresës qytetare ndaj një regjimi që po i vjedh çdo ditë është misioni i opozitës. Opozita e bëri detyrën e saj dhe duhet të vazhdohet me këtë kërkesë derisa drejtësia të bëjë punën e saj dhe të shkojnë para drejtësisë ata të cilët kanë abuzuar me pushtetin duke vjedhur popullin më të varfër të Europës. Me këtë lloj anormaliteti, me këtë lloj mënyre se si është qeverisur dhe qeveriset Shqipëria, meriton vetëm protesta. Shqipëria ndodhet tashmë në një sistem qeverisës jo demokratik, në të cilin mbizotëron korrupsioni në çdo qelizë të saj, ndaj mendoj që protestat janë një hap i mirë drejt mobilizimit kombëtar dhe ndërkombëtar që të çojmë Shqipërinë drejt një qeverie teknike dhe të ecë vendi përpara drejt reformave. Besimi tek protestat dhe protestat në përgjithësi janë mjeti më i madh që një parti demokratike ka në dorë”, tha Hoxha. 

Duke iu referuar situatës së brendshme në Partinë Demokratike, Hoxha nënvizoi domosdoshmërinë e ndryshimeve në lidership, si edhe nevojën për një rikonceptim të plotë të strukturave drejtuese të opozitës. 

Sipas tij, në krye të PD-së duhet të vendosen njerëzit më të ndershëm dhe me integritet, të aftë për ta çuar partinë përpara. 

“Duhet rikonceptuar e gjithë struktura e opozitës. Të gjithë nivelet drejtuese të opozitës duhen parë se kush janë elementet më të mira që ta çojnë PD përpara. Opozita ka mundësi t’i japë vetes një restart, duhet të vendosë në krye të saj njerëzit më të ndershëm në radhët e saj. Një muaj më parë, dërgova propozim me shkrim. Nuk mund të mbajnë në pozicione drejtuese njerëz të lidhur me tendera, përmes vetes dhe familjarëve të rrethit të parë të tyre me qeverinë”, theksoi Hoxha. 

Next Post
I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In