• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptari tregon si u evakuua nga Izraeli: Në avion morëm dhe amerikanë me vete

by A R
10/10/2023 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arbër Kallxhia, njëri prej shqiptarëve të evakuuar nga Izraeli, mbrëmë në orët e vona ka mbërritur në Tiranë. Ai ndodhej në Izrael kur ndodhi sulmi.

Kallxhiu ka treguar arsyet pse ka shkuar në Izrael e po ashtu edhe përjetimet e tij në momentin e sulmit.

Blendi Fevziu: Për çfarë shkove në Izrael?

Arbër Kallxhia: Kam qëndruar rreth 1 vit në Izrael. Ika për punë. Kisha ca miq që punonin atje dhe me ftesë së tyre shkova atje. Kisha vizë 3-mujore dhe më pas aplikova për leje qëndrimi. Më parë punova barist, më pas jam marrë me impiantet e gazit. Jetoja 10 km larg Tel Aviv. Unë isha në gjumë kur ndodhën bombardimet, isha në shtëpi. Një ditë më përpara kishte festa, ishte edhe Vit i Ri dhe njerëzit ishin shumë të qeshur. Nuk kishte fare tensione. Orët e para të mëngjesit filluan alarmet, kishin rënë 10-15 herë të tjera dhe isha mësuar me to. Duhet të futesh në streha kur bie alarmi. Kishim filluar duke i nënvlerësuar këto alarme. Por atë ditë, sistemi i mbrojtjes së Izraelit u bllokua. Bombat filluan duke rënë në qytet. Ishte ora 7 e mëngjesit dhe filluan bombardimet. Në fillim isha përgjumshëm, u mundova të gjeja një palë pantollona në bodrum dhe qëndrova në bodrum dhe pastaj filluan raketet, u bënë alarmet më serioze, zhurmat e shpërthimi. Për 3 orë, 3 mijë raketa kanë rënë. Njerëzit u alarmuan, kalamajtë në gjendje shoku në bodrum. Qëndrova në bodrum.

Blendi Fevziu: Si vendose të ktheheshe?

Arbër Kallxhia: Doja të kthehesha që atë ditë por ishte e pamundur ngaqë kishte shumë terroristë.  Nuk kishte shërbim transporti. Nga ora 9 filloi bombardimi i dytë dhe pastaj filloi kaosi, ankthi dhe duhej të pritja ditën e nesërme që të ikja. Familja komunikoi me ambasadën shqiptare. Në një moment, më merr ambasadorja, pastaj online porosita një taksi që më erdhi dhe ika në aeroport, aty kishte shumë shqiptarë. Aty kemi marrë 9 amerikanë me vete. Ne ishim 40-50 veta atje. Këto rroba kisha që i kisha lënë tek shtëpia. Tani kam ankth akoma.

/a.r

Next Post
VIDEO / Shoferi mësyn konsullatën kineze, makina përfundon në hollin e selisë diplomatike

VIDEO / Shoferi mësyn konsullatën kineze, makina përfundon në hollin e selisë diplomatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In