• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dënohet me 6 muaj burg ish-kreu i Kushtetueses, fshehu pasurinë! Dedja, i pari gjyqtar i shkarkuar nga vettingu që…!

by Java News
26/06/2023 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 muaj burg ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë. Dënimi do t’i konvertohet në 1 vit shërbim prove. Prokuroria kishte kërkuar 1 vit burg për Dedjan, por Gjykata dha dënimin me 6 muaj.

Bashkim Dedja është i pari nga ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e shkarkuar nga vettingu që dënohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërsa të tjerë ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga vettingu janë ende nën hetim.

SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur në deklarimin e një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë. Sa i takon këtij apartamenti, Dedja ka thënë se është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim, por ky pretendim i tij nuk e ka bindur Prokurorinë.

Sipas akuzës, Dedja ka kryer deklarim të rremë të një apartamenti me sipërfaqe 146 m katror në Tiranë lidhur me një hua 10 mije euro të marrë nga kunati i tij. SPAK thekson se nga hetimi  huadhënësi rezultoi në pamundësi për dhënien e kësaj huaje.

Bashkim Dedja akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për akuzë të ngjashme është nën hetim edhe ish-gjyqtari tjetër i Kushtetueses, Fatos Lulo.

Ish-kryetari i gjykatës kushtetuese e kaloi shkallen e parë të vettingut, por ishte shkalla e dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit që e rrëzoi duke e larguar nga detyra./m.j

Next Post
Rexhep Qosja feston 87-vjetorin, Presidenti Begaj: Profesori është pasuri kombëtare e mendimit

87-vjetori i Akademikut Rexhep Qosja. Nderim për një dëshmitar të kohëve historike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

Emigranti i djeshëm, armik i emigrantit të sotëm! Premisat për lindjen e racizmit dhe ekstremit të djathtë

August 31, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

August 31, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

August 31, 2026
Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

August 31, 2026
Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

August 31, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

August 31, 2026
Minxhozi: Opozita në Kosovë është e goditur rëndë në një pjesë të saj. Liderët e mëdhenj janë në gjyqe

Pushteti nuk merret me vezë, por me vota

August 31, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Unë Bos, ti Bos, po lopën kush do e kullosë?!

August 31, 2026
EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

August 31, 2026
17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada

17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com