• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dënime më të rrepta për zjarrvënësit në Greqi, gjobat do të rriten deri në 30 000 euro

by Java News
01/08/2023 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarrvënësit do të përballen me gjoba në rritje, deklaroi ministri grek i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias, pas raportimeve se shumë prej zjarreve në kontinentin dhe ishujt grekë këtë verë janë vënë qëllimisht.

”Gjobat do të rriten deri në 30 000 euro ose më shumë”, i tha Kikilias transmetuesit shtetëror ERT të hënën në mbrëmje.

Sipas gazetës ”Proto Thema”, masa ka për qëllim kryesisht parandalimin dhe shuma mund të dyfishohet për shkelësit e përsëritur.

Shkelësit gjithashtu mund të detyrohen të paguajnë për shpenzimet e shuarjes së zjarreve. Deri më tani, ligji ka paraparë gjoba prej 300 euro deri në maksimum 5 000 euro.

Dhjetëra zjarre po shpërthejnë çdo ditë në të gjithë Greqinë, duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e kushteve javë të thata.

Javën e kaluar, kryeministri Kyriakos Mitsotakis ia atribuoi shumicën e zjarreve zjarrvënësve.

Shumë prej zjarreve shkaktohen nga pakujdesia, për shembull kur digjen pjesët e prera të kopshtit ose kur ndizen barbekju në kushte me erë.

Shkëndijat e shkaktuara nga saldimi janë një tjetër shkak. Në rast zjarrvënieje, autorët mund të përballen me burg. Autoritetet pranojnë se kapja e zjarrvënësve është e vështirë.

Sipas raportimeve, në korrik u bënë 21 arrestime në lidhje me zjarret, në një muaj kur rreth 1 470 zjarre u regjistruan në të gjithë vendin.

Rreth 19 000 turistë duhej të evakuoheshin nga ishulli popullor i pushimeve të Rodosit, dhe pesë persona kanë vdekur në të gjithë vendin si pasojë e zjarreve këtë verë, përfshirë dy pilotët e një avioni që hodhën ujë mbi flakët./m.j

Next Post
Legjenda e futbollit italian e ndan mendjen, Buffon prish kontratën dhe tërhiqet nga futbolli

Legjenda e futbollit italian e ndan mendjen, Buffon prish kontratën dhe tërhiqet nga futbolli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com