• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Demokratët pas 3 vitesh rrugëve prisnin largimin e Ramës, dhe jo marrëveshje…”/ Koka: Nuk e votoj “Zgjedhoren”, mbështes Murrizin

by Java News
13/06/2020 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër votë kundër për reformën zgjedhore të dalë nga marrrëveshja e 5 qershorit 2020.

Deputeti Lefter Koka përmes një postimi në facebook deklaron se “nuk do të marrë  mundimin të ngrejë kartonin as për ta votuar e as për ta rrëzuar atë marrëveshje, pasi kjo marrëveshje nuk solli depolitizimin e komisioneve zgjedhore, por veç riciklim të tensionit.”

Ndërkohë del hapur pro nismës së deputetit Myslim Murrizi dhe 28 deputetëve të tjerë për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore
“Uroj vërtet, që të mos jetë si një flakë kashte dhe jam i gatshëm ta mbështes në rast se kjo nismë do të vijë në Kuvend” 
shkruan Koka.  

Postimi i Lefter Kokës

Marrëveshja e partive të mëdha ka zhgënjyer me të drejtë shumë qytetarë, që jo pa arsye prisnin diçka pozitive lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Për hir të vërtetës mē shumë ka zhgënjyer demokratët e thjeshtë, që pas 3 vitesh rrugëve me protesta prisnin largimin e Ramës, dhe jo një marrëveshje të Bashës me Ramën për të mos ndryshuar asgjë!

Po nga ana tjetër edhe elektorati gri është i zhgënjyer , sepse panë se kjo marrëveshje nuk solli depolitizimin e komisioneve zgjedhore, siç me të drejtë ky elektorat priste, por veç riciklim të tensionit.

Personalisht as nuk do të merrja mundimin, të ngrija kartonin as për ta votuar e as për ta rrëzuar atë marrëveshje.

Nisma e re e deputetit Murrizi dhe kolegut Musai krahas të tjerë deputetëve të opozitës parlamentare , më duket shumë më interesante, se sa gjella bajate e gatuar me muaj të tërë nga kolegët Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri.

Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve me shumë parti, që si fëmijët e lagjes fshihen pas të madhit, shkojnë në drejtimin e duhur për reformimin e politikës.

Përshëndes deputetin Murrizi dhe kolegun Musai , bashkë me kolegët e tjerë për sfidën e hapur ndaj statukuosë që ka zhgënjyer thellë qytetarët shqiptarë.

Uroj vërtet, që të mos jetë si një flakë kashte dhe jam i gatshëm ta mbështes në rast se kjo nismë do të vijë në Kuvend.

Përndryshe për marrëveshjen për t’i lënë gjërat siç janë , garantoj qytetarët se nuk do të lodhem të ngre kartonin, as për pro e as për kundër.

Next Post
“S’ka pushime verore për COVID”/ Paralajmërimi i ekspertit: Nëse njerëzit janë të pakujdesshëm, atëherë…

“S'ka pushime verore për COVID”/ Paralajmërimi i ekspertit: Nëse njerëzit janë të pakujdesshëm, atëherë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

September 24, 2026
Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

September 24, 2026
“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

September 24, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Këlliçi: Jemi kundër bojkotit, nuk është zgjidhja jonë. Ja agjenda e opozitës

September 24, 2026
Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

September 24, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

September 24, 2026
FOTO/ Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

Vrau me thikë 49-vjeçarin në Tiranë, autori thyen heshtjen: U konfliktuam me fjalë, shkova në banesë dhe…

September 24, 2026
Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

September 24, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

“Mesnata sjell rrebeshe shiu në vend”, zbuloni zonat që do të preken

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com